Nuk ka asnjë marrëveshje. Ç’po ndodh mes Bashës dhe Ramës?

Të gjithë po prisnin firmosjen e marrëveshjes mes PS dhe PD. Zyrtari i lartë amerikan po pret prej ditës së djeshme në Tiranë.  Shqiptarët janë lodhur nga kjo histori pa fund.

Sot kishte gjatë ditës mesazhe inkurajuese. Por tani në darkë mësohet se diçka nuk shkon mirë. Palët nuk po bien dakort.

Oferta e McAllister parashikon disa ndryshime, që kanë të bëjnë me poste në qeveri, identifikimin elektronik të votuesve dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Të paktën kështu raportonin sot mediat.

Pika ku kishin ngecuar bisedimet ishte pikërisht data e shtyrjes së zgjedhjeve, që nuk pranohej nga Kryeministri Rama më vonë se 23 korriku. Kurse opozita këmbëngul që zgjedhjet të shtyhen për në shtator. Ndërkohë, në orën 21:00 kryetari i PD Lulzim Basha thirri në mbledhje aleatët. Por edhe mbledhja mbaroi dhe opozita nuk doli me një qëndrim të prerë. Agron Duka tha për “Koha Jone” se na u tha se Edi Rama nuk ka pranuar paketën McAllister. Pra duket se gjithçka shkoi në pikën zero.

Por ç’po ndodh realisht? Kush e ka fajin, Rama apo Basha nëse dështojnë? Akoma nuk janë dhënë detaje zyrtare nga palët negociuese, pasi gjithçka ka dalë në media mbetet nga kanale anësore, por që natyrisht ka rrjedhur nga selitë përkatëse.

Duhet pranuar se Basha dhe Rama, në një mënyrë apo tjetër, po luajnë me nervat e shqiptarëve.

SHKARKO APP