Ç’po ndodh sot me Saimir Tahirin?
Kërkesa e prokurorisë se krimeve të rënda ka marrë në Këshillin e mandatëve dhe imunitetit 5 vota pro dhe 5 kundër, çka do jetë seanca plenare e ditës së mërkurë, e cila do vendos me votë të fshehtë. Nëse parlamenti vendos për kërkesën e prokurorisë atëhere Saimir Tahiri arrestohet në sallën e parlamentit, pasi fletë arresti është firmosur. Nëse vendos për mos arrest, atëhere ai kalon në hetim intensiv, derisa të vendos gjykata e krimëve të rënda për fatin e ish-ministrit.
Ndërkohë të frikësuar se mos ish-ministri fsheh prova, fakte apo lëviz euro nga banesa personale apo te vjehrri i tij, ndaj janë vënë nën përgjim krejt lëvizjet e ish-ministrit dhe të familjes së tij. Agjentët e SHISH dhe disa strukturave të tjera po vëzhgojnë 24 orë në 24 orë çdo gjë në raport me Saimir Tahirin. Telefonat e tij, viber, whatsapp, email etj janë nën përgjim. Burime nga prokuroria tregojnë se frika mbetet se disa miq dhe shokë të Tahirit po fshehin provat si dhe po kërcënojnë dëshmitarët.
Të njëjtat burime thonë për folshqip.al se duhej dhënë urgjent autorizimi për kontroll banese dhe vendet ku dyshohet se ka fshehur eurot si dhe dokumenta të tjera komprementuese për aktivitetin e ish-ministrit.
Sipas të njëjtave burime, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë konfirmuar se nga dosja voluminoze prej 1800 faqëshe është një tjetër fakt që dëshmon se makina “AUDI” e ish-ministrit Tahiri me targa AA 003 GB, mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike. Nga përgjimet ambientale që i janë bërë dy trafikantëve, është konstatuar se ata i kanë paguar shuma të mëdha vëllezërve Habilaj që të përdornin në disa raste “Audi”n me targa AA 003 GB, pasi ai ishte në emër të ish-ministrit Tahiri dhe nuk ndalohej nga autoritetet. Gjithashtu, në përgjimet e administruara tashmë edhe nga Prokurorët e Krimeve të Rënda, flitet edhe për një dhuratë që i është bërë shtetasit me emrin Saimir, (për të cilin Prokuroria pretendon se është ish-ministri Saimir Tahiri) një varëse me vlerë 15 mijë euro, prej diamanti dhe kostume të shtrenjta.
Saimir Tahiri ka akuzuar se kjo është lojë politike e prokurorisë. Ai pranoi dje hetim, survejim etj, por jo arrestim. Dosja Habilaj po hetohet nga prokuroria italiane, kurse në Tiranë skandali ka hapur hetime edhe për Tahirin.
Deri të mërkurën ka mjaft kohë, thonë burimet e prokurorisë, për të zhdukur gjurmët nga Tahiri. Ndërsa pala e mbrojtjes së ish-ministrit deklaron se ky është sulm politik.
(marrë nga www.folshqip.al)
http://folshqip.al/cpo-ndodh-sot-me-saimir-tahirin/