Dalin disa fakte nga dosja e SPAK për Berishën; 575 mijë euro janë paguar nga Jamarbër dhe Argita Malltezi për familjen Berisha

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë blerë toka dhe ia kanë shitur Damir Fazlliç me çmim më të lartë.

“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi.

Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.

Në dosjen voluminoze në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e kompleksit Partizani thuhet se kreu i Partisë Demokratike ka përfituar në mënyrë të vazhdueshme para nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Duke iu referuar dosjes se SPAK, në vitin 2014, familja Berisha ka përfituar nga familja Malltezi, 24 mije euro, nga këto 6 mije euro kane qenë shpenzime shëndetësore për Liri Berishën, ndërsa 18 mije euro, janë deklaruar nga Shkëlzen Berisha se i janë dhënë nga Jamarber Malltezi.

Ndërkohë, sipas prokurorëve, ne vitin 2017, Sali Berishës i janë dhënë nga vajza e tij Argita Malltezi shuma prej 7 mije e 500 euro, për shpenzime mjekësore per ish-kryeministrin. Ndërsa po në këtë vit janë paguar 27 mijë e 500 dollarë avokatit të Shkëlzen Berishës në SHBA, një shumë kjo e pretenduar se është dhënë pa interes, sipas vetëdeklarimit të këtij të fundit.

Në vitin 2018, sipas dosjes se SPAK, dhëndri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi u ka paguar pushimet Sali dhe Liri Berishës në shumën 3 mijë euro.

Ne vitin 2021, dhendri i Berishës i ka paguar vjehrrit dhe vjehrrës të tij shumën prej 20 mije eurosh, avokatit te familjes Berisha në Francë, në çështjen që ish-kryeministri hapi ndaj sekretarit të shtetit Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur atje non grata nga SHBA.

Sakaq, në vitin 2022, është vajza e Berishës, Argita Malltezi e cila ka paguar një studio ligjore në Britaninë e Madhe, në vlerën 72 mije dollarë pas shpalljes non grata edhe nga ky shtet. Në vitin 2023, Argita Malltezi paguan per babain e saj 201 mije euro dhe 54 mije dollare per te likuiduar shpenzimet e nje studioje ligjore ne Britani. Pergjate vitit 2024, Argita Malltezi ka paguar për Sali Berishën edhe 213 mijë euro, për studion ligjore, e cila ka nën shqyrtim çeshtjën e non gratës se ish-kryeministrit.

Ndërkohë sot Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha postojnë një video ku publikojnë dosje dhe fakte se SPAK po i penalizon padrejtësisht, sipas tyre.

Dosja e SPAK ka fakte të tjera, të cilat do publikohen në ditët në vijim.

 

SHKARKO APP