Danin e pritën në Rinas, punonjësi i AMP në luftë me jetën. Policia: Brenda Toyota-s gjetëm 4 a*më

Gilmando Dani u vra këtë të martë në një atentat mafioz. Ai zbriti në Rinas, ku kishte ardhur nga Barlecona bashkë me mikun e tij Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje. Autorët e kanë pritur para aeroportit, dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën. Aty, nga makina, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti Benz ecën për disa metra dhe ndalon nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët me kapele dhe i maskuar del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës. Ekspertët e policisë thanë se ka patur mbi 100 plumba në drejtim të makinës.

Sheqeri rëndë në spital

Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, gjendja shëndetësore e Mustafa Sheqerit është e rëndë. Ai ndodhet nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor. Punonjësi i AMP-së ishte shofer në makinën ku ndodhej edhe Gilmando Dani. Ata ishin kthyer sot nga Barcelona ku ndodheshin prej datës 7 nëntor, ndërsa në rrethrrotullimin e Rinasit iu zunë pritë me breshëri plumbash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeti ”Toyota” dhe 4 armë

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas atentatit punonjësit e policsë gjetës një makinë tip “Toyota” duke u djegur në fshatin Halil të Krujës, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet u konstatuan 4 armë zjarri që janë përdorur në këtë ngjarje, 3 prej tyre kallashnikovë dhe një pistoletë. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kush është Gilmando Dani?

Dani ishte një emër i njohur për drejtësinë, po ashtu, i njohur për lidhjet e tij shoqërore me Emiljano Shullazin. 36-vjeçari ka rënë pre e atentateve edhe dy herë të tjera, në vitin 2011 si dhe në 2015. Vetëm një vit më parë, në tetor 2024 ai u lirua nga burgu. Dani ka qenë në qendër të vëmendjes së policisë sidomos pas ngjarjes së 7 gushtit 2009, kur Dritan Dajti vrau katër efektivë policie në Durrës. Në atë kohë, banesa e Danit u kontrollua, pasi dyshohej se ai mund të kishte qenë në zonë ditën e ngjarjes.

Më vonë, policia sqaroi se ai ndodhej në Tiranë dhe se nuk rezultonte të kishte patur lidhje me masakrën në Durrës. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i bllokoi për disa ditë pasaportën, masë e cila u hoq pasi nuk u gjetën prova që ta implikonin. Emri i tij është përmendur shpesh në operacione policore, thirrje për verifikim dhe procedura kontrolli, të bazuara kryesisht në informacionet operative që lidhnin rrethin e tij shoqëror me individë të tjerë të hetuar për veprimtari kriminale.

Lexoni edhe:

Sheqeri 14 vite më parë pë*plasej me Tahirin: E kujt i ha se je deputet

Ekzekutimi i Danit! Policia e Lezhës në makinën e djegur gjen tre kall*shnikovë dhe një pis*oletë

Atentati në Rinas, i plagosuri është punonjës i AMP-së

Balliu për atentatin mafioz në Rinas: Koçiu tha se Shqipëria është vend i sigurtë

Gilmando Dani u kthye sot nga Barcelona

Dani vritet në një atentat mafioz, Policia e Shtetit: Kemi ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?