FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balliu për atentatin mafioz në Rinas: Koçiu tha se Shqipëria është vend i sigurtë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar për atentatin mafioz ku u vra Gilmando Dani. Ai shprehet se kjo ndodhi vetëm 10 minuta pas mbylljes së komisionit për sigurinë ku ministrja e Brendshme Albana Koçiu, deklaroi se Shqipëria është vend i sigurt. Ai ngre pikëpyetje mbi sigurinë në vend dhe thekson se atentati mafioz ndodhi në zonën më të sigurt në Shqipëri.

”Vetëm 10 minuta pas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë.

Por menjëherë më pas ndodh një atentat mafioz në aeroportin e Rinasit, zonën që supozohet të jetë më e sigurta në Shqipëri. Ky fakt tregon qartë se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur aeroportet nuk janë të sigurta, kur shkollat nuk janë të sigurta, kur gjykatat nuk janë të sigurta, çfarë mbetet më?”, shprehet Balliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?