DASH paralajmëron amerikanët:Kujdes! “Euro 2016” nën rrezikun terrorist

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezikun terrorist që i kanoset Europës këtë verë, duke përfshirë edhe “Euro 2016”.

Por DASH nuk është i vetmi që ka dhënë alarmin për sulmet terroriste gjatë Kampionatit Europian.

Të dhënat më të fundit të gjetura në laptopin e njërit prej sulmuesve të Parisit, Salah Abdeslam, i cili tashmë ndodhet në burg, flasin për të tjera shpërthime kamikaze të ISIS, ku këtë herë objektivi është Europiani i Francës.

Në mesin e këtyre informacioneve të publikuara nga autoritetet përfshihen edhe fotografi të qytetit të Marsejës, ku më 15 qershor luhet ndeshja e “Euro 2016” mes Francës dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, mediat britanike raportojnë se terroristët po përgatitin sulme për ndeshjen e parë të Europianit që do të luhet në këtë qytet, atë mes Anglisë dhe Rusisë.

SHKARKO APP