DEA vjen në Tiranë, cilët politikanë do arrestohen?!

Dy ditë më parë në media u përhap me shpejtësi lajmi se DEA do të hapë zyrë kontakti në Tiranë nisur nga fluksi i kokainës që po vjen nga Amerika Latine në portin e Durrësit duke u kthyer në një problem kryesor për partnerët.

Për këtë arsye, DEA vendosi që të ngrinte selinë në Tiranë. Deri tani pika e kontaktit ishte Athina. Por kush do të jenë në shënjestër të DEA-s? Pa asnjë dyshim fokusi do të jetë te kokaina, por përmes saj mund të shkohet shumë më lart.

Në Shqipëri hetimet kanë zbuluar shumë raste kur trafikantët e drogës ishin të lidhur edhe me politikanë lokalë, apo zyrtarë me peshë në Tiranë. Një pjesë ia kanë hedhur duke dalë pa u “lagur”, por tashmë historia do të jetë ndryshe.

DEA po vjen dhe shënjestrës, sikur ia do puna do i shkojë deri në fund, pavarësisht emrit apo postit. Lajmi ka shkaktuar drithërima në Shqipëri. SPAK-u dhe BKH-ja do të kenë një ndihmë shumë të madhe për të luftuar krimin.

Por çfarë është DEA?

DEA është një agjenci federale e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara nën Departamentin e Drejtësisë të SHBA, e ngarkuar me luftën kundër trafikut dhe shpërndarjes së drogës.

DEA ka përgjegjësinë e vetme për koordinimin dhe ndjekjen e hetimeve të drogës në SHBA si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ajo u krijua më 1 korrik 1973 nga Presidenti Richard Nixon.

Ai propozoi krijimin e një agjencie të vetme federale për të zbatuar gjithashtu ligjet federale të drogës. Kongresi e pranoi propozimin.

DEA drejtohet nga një zyrtar i emëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe i konfirmuar nga Senati i SHBA. Ai i raporton Prokurorit të Përgjithshëm nëpërmjet Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm.

DEA ka 23 divizione në SHBA në terren me 222 zyra dhe 92 zyra të huaja në 70 vende. Me një buxhet që tejkalon 3 miliardë dollarë, DEA ka të punësuar 10,169 njerëz, duke përfshirë 4,924 agjentë specialë dhe 800 analistë të inteligjencës./5pyetje.al/

SHKARKO APP