Deklarata e Ben Blushit detyron Edi Ramën të shpallë datën e Kongresit
Pas deklaratave te forta te Ben Blushit se po shtyhet data e mbledhjes se kongresit per interesa meskine te Edi Rames dhe se nuk “mund ta japim me koncesion PS!”, ka detyruar tani ne mbremje qe kryetari i PS-se Rama te mbledhe kordinatorët dhe të shpallin datën 19 mars si data e kongresit per zgjedhjen e kryetarit te ri te PS.
Ben Blushi e beri punen e tij !
Por le te shikojme te plote deklaraten e plote te Blushit sot paradite:
Z. Blushi është folur për ndryshim në Kodin Zgjedhor dhe një rikthim te listat e hapura…?
Është shpejt për të folur. Kur të flas do ketë një vendim partie. Nuk e di çfarë vendimi ka PS-ja për reformën zgjedhore.
Kishte një protestë sot para PS për zhvillimin e zgjedhjeve në parti…
Nuk e kam parë protestën, nuk e di kush e ka bërë. Se kam ndjekur. Por pavarësisht nga kjo, zgjedhje duhet të ketë, sigurisht. Ka që në vitin 2009 që nuk ka zgjedhje në PS. Shpresoj që shumë shpejt të ketë, të paktën, një mbledhje Asambleje e cila të korrektojë vendimin e Asmblesë së fundi. Në morën një vendim para disa muajsh që kongresi do të mbahej në janar. Janari mbaroi dhe s’ka kongres. Më vjen keq ta them, por edhe karnavalet e kanë një datë. Ky kongresi i PS u bë si fenomen natyror, si kometë, nuk dihet kur do të vijë, kur do të kalojë. Duhet të ketë një datë. Ka ardhur koha që duhet të ketë zgjedhje në PS. PS-ja është në një moment kritik sot. Ekonomia është keq, papunësia është rritur, koalicioni ynë nuk është shumë stabël, reforma në drejtësi nuk po merre ende drejtimin e duhur. Është e domosdoshme që partia të ketë mundësinë të flasë dhe padyshim të ketë zgjedhje për kryetarin e partisë. Kryetari i PS që është dhe Kryeministër, është ndoshta i vetmi kryetar në botë që ka një mandat shtatë vjeçar. Po shkon drejt një mandati të përhershëm. Nuk ka mandat të përhershëm. Edhe Angela Merkel është zgjedhur në partinë e vetë para disa muajsh. Çdo parti ka zgjedhje një herë në katër vjet, apo një herë në dy vjet. Pra, ka një mandat të kufizuar. Sepse zgjedhjet i fiton paria dhe partia të vë apo të heq mandatin, pra të mban në detyrë ose jo. Kjo normë është e panegociueshme, në çdo sistem që ne njohim. Edhe në kohën e Partisë së Punës mandatet ishin të kufizuara, sekretari i Partisë së Punës, Enever Hoxha zgjidhej çdo herë në katër vjet, formalisht por zgjidhej. PS-ja sot, fatkeqëisht është sot pa mandat. Nuk bën zgjedhje, delegatët nuk dihet se kush i zgjedh, organizatat po mblidhen në mënyrë klandestine. Sot ky debat u bë në grup, shpresoj të ketë mundësi për ta korrektuar në kongresin e shpejtë dhe të shumëpritur.
Vetëm për shkak të mungesës së zgjedhjeve në Parti është Partia Socialiste në një moment të vështirë?
Një parti që nuk bën zgjedhje, ka raport të vështirë me veten dhe me ata që e kanë zgjedhur. Pyesni njerëz në të gjithë Shqipërinë, socialistët nuk e miratojnë faktin që nuk ka zgjedhje. Ka zona në Shqipëri ku deputetët, faktëkeqëisht të PS emërojnë dhe caktojnë njerëzit si të jenë në biznesin e tyre privat. Caktojnë se kush do të jetë në krye të organizatës, se kush do të jetë delegat, kush do marri pjesë në kongres, kush është anëtar partie e kush jo, por ky nuk është një biznes privat. Nuk ka ardhur ende koha që Partinë Socialiste ta japim me koncension. Nuk ka arsye. Në zona të caktuara PS po jepet me koncension, po trajtohet si një biznes privat, por jo gjithë Partia Socialiste mund të jetë një biznes privat.
Në një biznes privat ndoshta nuk ka arsye të ketë zgjedhje, sepse njerëzit emërohen apo ikin nga puna. Në një parti jo. Është një moment kritik edhe për këtë arsye, por edhe për arsye të ekonomisë. Nëse ju ndjeni që ekonomia është mirë, që rritja ekonomike është e planifikuar, që punësimi është në rritje, që nuk ka emigracion, që s’ka korrupsion, po shkojmë në një drejtim të panjohur të ekonomisë me koncensionet të dyshimta dhe të panevojshme, unë them që kështu është. Është koha që PS të mblidhet dhe të marrë një drejtim.
A ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme?
Jo nuk besoj, nuk besoj se ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme.
Po ndryshime në qeveri?
Nuk mund ta them këtë. Është shpejt për të folur. Sot pati anëtarë të grupit parlamentar kërkuan të ketë një analizë të qeverisë në grupin parlamentar. Shpresoj që kjo të bëhet. Pra, të ketë një normë, që grupi parlamentar të njihet me çfarë po bën qeveria. Pati dhe njerëz që kërkuan të ketë kongres, të ketë zgjedhje, rregull në parti dhe në radhë të parë të ketë një normë statutrore. Partitë funksionojnë me statut. Statuti i PS thotë zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet. Jemi në vitin 2016. Kemi 7 vjet pa zgjedhje, 7 vjet pa kongres, 7 vjet pa delegate, 7 vjet pa kryetar partie.
Si shpjegohet që jeni i vetëm?
Ju mendoni që jam i vetëm. Në fakt nuk është kështu. Edhe sot dy apo tre kolegë folën sot për të njëjtën gjë. Po të lëvizësh në Shqipëri do të shohësh njerëz që duan zgjedhje. Kjo parti është mësuar të zgjedhë që nga viti 91 e këtej. Ka pasur zgjedhje kurdoqoftë, në pushtet apo në opozitë. Dhe ju thashë, një formë drejtimi koncensionar e partisë është e papranueshme. Sepse ka ardhur koha t’ia bëjmë këtë pyetje vetes: Kush qeveris? Rilindja apo PS? Fatkeqësisht ka qeverisur Rilindja, por Rilindja nuk është PS. Rilindja ka falimentuar. Ka ardhur koha që PS të marrë pushtetin. PS fitoi zgjedhjet, koncensionin e zgjedhjeve e mori Rilindja. Kjo ka mbaruar dhe ka ardhur koha që në Kongres t’i themi të gjitha. Nuk mund të ketë parti pa mbledhje, pa normë, pa statut, pa rregull, pa mandat të pakufizuar dhe sigurisht pa kongres. Kongresi është një forum që vendos se kush e qeveris partinë.
Në mbledhjen e radhës të grupit, nëse do të jetë kreu i PS, do ja thoni z. Rama këto?
Unë po e them publikisht, pse mendoni se nuk e them në forume. E kam thënë në çdo mbledhje Asambleje. Në dy apo tre vitet e fundit, në këtë parti është zhbërë Kryesia, është zhbërë Asambleja dhe janë krijuar forume që nuk ekzistojnë. Është njësoj sikur nesër të gjithë të bini dakord që vendimet e qeverisë nuk merren në qeveri, por merrjen jashtë qeverisë. PS nuk mund të ketë një Parlament jashtë kongresit dhe një qeveri jashtë kryesisë. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur.
Jeni i gatshëm të kandidoni për kryetar i PS?
Nëse do të ketë zgjedhje do ua them. Por sot nuk ka zgjedhje. E rëndësishme është të ketë zgjedhje.