Deklarata e Palmer, Presidenca: Vlerësojmë qëndrimin e mikut të Shqipërisë, Eliot Engel
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur nga mediat mbi deklaratat e bëra nga z.Palmer në VOA deklaroi se Presidenti i Republikës vlerëson qëndrimin e kongresmenit amerikan Eliot Engel, lidhur me krizën në Shqipëri.
“Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, demokratike, me standarde, të lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton një vend i NATO-s dhe një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”,- deklaroi zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.
Deklarata e Zëdhënësit të Presidencës:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, këtij miku të sprovuar të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve, mbi situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe mbi rëndësinë imediate të rivendosjes së dialogut dhe shtetit të së drejtës.
Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, demokratike, me standarde, të lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton një vend i NATO-s dhe një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.
- Presidenti Meta: Zgjedhje lokale më 13 tetor
- Rama shkel Kushtetutën për dekretin: Zgjedhjet janë më 30 qershor
- PE: Respektoni dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve
- Presidenti: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë!
- Presidenti Meta pret në zyrë ambasadorët
- Shehi: Meta dekret të ri për datën e zgjedhjeve
- E gjithë vëmendja nga Presidenca, takimet që ka bërë Ilir Meta