Deklaratat e John Kerry dhe Edi Ramës

Sekretari i Shtetit të SHBA-së John Kerry ishte në vizitë në Tiranë. Pas disa takimeve, ai zhvilloi një konferencë për median me kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tregoi se çfarë ishte biseduar. Ja ç’deklaruan të dy pas takimit:

Edi Rama:

“Ne shqiptarët ndajmë me SHBA-në një histori të re marrëdhënie shumë të ngushta që në prill të vitit të kaluar njohën zhvillim të ri përmes dokumentit të partneritetit strategji. Ndajmë plotësisht mendimin se qëllimi i mëtejshme mes SHBA dhe Shqipërisë do luajë rol kyç në rritjen e sigurisë.

Është e vetëkuptueshme se lidhja jonë speciale me SHBA na jep përgjegjësi të posaçme në rritjen e sigurisë. Prandaj shqiptarët u janë besnikërisht mirënjohës SHBA. Pa SHBA në krah, Shqipëria nuk do të ishte sot më e respektuar se kurrë më parë në historinë e tyre.

Ishte kënaqësi dhe krenari për mua sot ta informoj Sekretarin për rezultate e reformave. diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. U jemi mirënjohës SHBA për ndihmën e çmuar që u kanë dhënë vendit tonë si dhe konkretisht për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë.

Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit në kuvend të paketës së ndryshimeve kushtetuese.

Jemi tejet të kënaqur që Mali i Zi është ftuar në NATO, dëshirojmë shumë edhe të njëjtën gjë për Maqedoninë. Ndërsa Kosova dhe Serbia do vazhdojnë dialogun  tyre për të shkuar drejt normalizimit.

Ne do ta intensifikojmë bashkëpunimin me SHBA për konsolidimin e zhvillmit demokratik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje. në rajonin tonë rrjeti i bashkëpunimit nuk ka qenë asnjë më aktiv. Tirana ka ambicien të jetë gjithnjë e më shumë zëri i paqes. Shumë faleminderit zoti Sekretar i Shtetit dhe nëpërmjet jush një falënderim i posaçëm për Presidentin Obama”.

John Kerry:

“Mirëmëngjes të gjithëve ju dhe faleminderit shumë zoti Kryeministër. Vlerësoj krijueshmërinë  tuaj jashtë mase. Jam jashtëzakonisht vlerësuar për mikpritjen e ngrohtë. Presidenti Obama më ka thënë që të kujdesemi për Shqipërinë. Ndodhem këtu sepse jemi miq. Ne jemi aleatë dhe kemi interesa të përbashkëta.

Ne përkujtomë 25-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike. Shqipëria ka qenë në koalicionin  kundër ISIS që nga fillimi dhe po qëndron bashkë me ne në Afganistan për të theksuar rëndësinë e tolerancës. Shqipëria nuk është thjesht një mike. Shqipëria është një vend anëtare e NATO dhe sjelle përgjegjësi të veçanta për rajonin.

Gjatë takimit të sotëm, kryeministri dhe ministri i Jashtëm shqyrtuam përparimin domethënë se të bërë nga Shqipëria në mënyrë që të ndërmarrë përgjegjësitë e plota të anëtarësimit dhe për të bërë gjërat që të integrohet më thellë. Pra është e qartë se Shqipëria është duke lëvizur në rrugën e duhur”.

SHKARKO APP