Deklaratë urgjente e LSI
Petrit Vasili, kryetar i LSI, ka shpërndarë një deklaratë urgjente pas pranimit të opozitës të ofertës amerikane dhe paketës MCAllester.
Vasili shprehet se “Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më”.
Vasili deklaron se partitë që janë në negociata duhet t’u japin fund lojërave politike, duke nënkuptuar kryeministrin Rama që po heziton pas pranimit të PD për tu futur në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër, gjë të cilën opozita e kishte kusht, pra pa Ramën. Por PD e pranoi paketën MCAllester.
“Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”,- shprehet kreu i LSI-së. Informacione të besueshme tregojnë që nëse Edi Rama nuk firmos dhe nuk pranon me opozitën, sipas ofertës amerikane, atëhere Petrit Vasili do mbledhë asamblenë e LSI dhe do të kërkojë për mos futjen e LSI në zgjedhje pa opozitën, e cila ka pranuar të votojë Vettingun dhe të futet në zgjedhje. Nëse ikën LSI, informacionet janë se edhe Shpëtim Idrizi, si lider me vizion europian dhe amerikan, nuk do të futet në zgjedhje. Edhe LIBRA e Ben Blushit po mendohet të mos futet në këto kushte kur amerikanët dhe BE duan marrëveshje dhe zgjedhje normale.
Pritet vendimi i kryeministrit Edi Rama, i cili duhet pranuar se ndodhet në një siklet partiak dhe elektoral, porse burrat e shtetit vendosin përherë mbi interesat e partive, ato të shtetit e stabilitetit të vendit. Edi Rama e ka shansin në dorë: Ose Burrë shteti ose kryetar partie dhe kryeministër i rrëzuar me variantin “B”.
Deklarata për mediat e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili:
“Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike.
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më.
Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent.
Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister.
Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin.
Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.
Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës“.
LEXONI:
PD: Pranuam ‘Paketën McAllister+’. Tani Rama të thotë “Po”
Paketa e DASH për krizën, zbulohet kush u tërhoq nga dialogu
Reagimi i PS pas mbledhjes së opozitës
Braçe akuzon Bashën: Gënjeshtrat të janë kthyer në hall
TCH: Marrëveshja sot? Burimet: Palët, më afër se kurrë
Deputeti i PD ngacmon Ramën për negociatat
A mund të ndryshohet data e zgjedhjeve? Reagon Bylykbashi
Doda shpërthen ndaj Ramës e Bashës: Kalamaj, na e shpifët!