Pas dekretit flet Kryeministri Rama: Nëse ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Presidenti Meta firmosi dekretin për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm. Shefi i qeverisë shkruan se dekretimi i ministrit të ri tregon nëse ka vullnet të mirë, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje.
“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka VullnettëMir Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”- shprehet kryeministri Edi Rama.