Dekriminalizimi/ Nis hetimi për kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se ka kërkuar formularin e vetëdeklarimit të kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi për procesin e dekriminalizimit.

Zyra e Shtypit të Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, njoftoi sot se kryeprokurori ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të paraqesë materialet paraprake mbi subjektin e ligjit, Elvis Roshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë. Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm mbështetet në faktin se, në formularin e vetëdeklarimit të këtij subjekti, ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se në kuadër të ligjit të konsideruar “Për Dekriminalizimin”, do të ftojë javën e ardhshme një takim për koordinimin e veprimeve me organet e tjera shtetërore që kanë struktura të posaçme për zbatimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të ligjit nr. 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka një rol kryesor në shqyrtimin e rasteve të mundshme të përfshirjes në vepra penale ose të dënuar të zyrtarëve të administratës publike, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zbatim të ligjit, Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturën e posaçme, e cila do të verifikojë integritetin e subjekteve të këtij ligji.

Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme, krahas angazhimit të saj, pret dhe mirëpret çdo informacion apo indicje nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin ”Për Dekriminalizimin”.

http://www.kohajone.com/2016/05/08/rrefehet-elvis-rroshi-ja-perse-me-proceduan-ne-gjermani/

http://www.kohajone.com/2016/05/08/pd-roshi-i-rames-fsheh-te-dhenat-te-zbatohet-menjehere-ligji/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?