Dekriminalizimi/Në fund dorëzohet PS, miratohen kushtet e prera të PD-së

Kuvendi miratoi sot me 114 vota “pro” aktet nënligjore për dekriminalizimin. Asnjë nga deputetët e pranishëm në seancë nuk votoi kundër. Partia Socialiste ka pranuar shumicën e kushteve të PD.

Në nisje të seancës, deputeti Oerd Bylykbashi tha se ajo që po përmbyllet sot është faza e largimit të kriminelëve:  “Nuk do të tolerojmë për asnjë çast që ligji të mos zbatohet. Ky është akti që përmbyll betejën 2 vjeçare për dekriminalizimin. Bëmë ligjin se kriminelët janë në politikë e administratë”,- tha ai.

Ndërsa kreu i deputetëve të PS, Gramoz Ruçi tha se: “ka dy ditë që publiku i gjerë deri në barcaleta doli tymi. Mesa duket doli tymi zoti Berisha. Shyqyr zoti Berisha që lëshove tymin se e mbajte ngrehur. Nejse ne jemi treguar serioz. Uroj e gjykoj që të mos bëhet objekt në Gjykatën Kushtetuese që të mos rrëzohet”.

Marrëveshja u arrit pas gati 48 orësh negociata arrihet mes PS dhe PD-së.Këshilli i Legjislacionit dhe Mandateve miratoi me konsensus aktet nënligjore të dekriminalizimit.

Me pas doli deputeti Eduart Halimi dhe akuzoi PS-në se ka futur krimin në parlament. Ndaj ne , tha ai , nuk mund të  të rrijmë në sallën e parlamentit. Dhe braktisën seancën të gjithë deputetët e opozitës.

Me pak fjalë PD-ja bëri golin dhe iku. Edi Rama u dorëzua para kushteve të PD-së, të cilat janë realisht të drejta. Dhe u votuan. Por pse bëri sherr dhe e vonoi PS-ja ndërkohë që prapë u detyrua të votojë atë donte selia blu?

SHKARKO APP