Delegacioni i lartë i KiE takim sot me Presidentin Meta. Zbulohet arsyeja

Mbërrin në Tiranë delegacioni i lartë i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës me ftesë të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Është hera e parë pas shumë vitesh, që një delegacion i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës vjen në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije, se ky kongres refuzoi të monitoronte zgjedhjet lokale të 30 qershorit, vjen në Tiranë, pasi u bënë publike disa raste ku kryebashkiakë të Partisë Socialiste rezultonin me precedentë penale. Këto raste u denoncuan nga Partia Demokratike.

Vizita në Tiranë e këtij delegacioni vjen pas takimit që presidenti Ilir Meta zhvilloi në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Fill pas këtij takimi, ishte kreu i Shtetit që ftoi delegacionin në Tiranë.

SHKARKO APP