Demiraj: Sulmet ndaj LSI janë shtuar. Kam kërkuar shkarkimin e shefave të policisë
Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës” ka folur për problemet kryesore që cenojnë standardet e zgjedhjeve. Ai është ndalur në incidentet kryesore që kanë ndodhur në fushatë.
Ai konfirmon se ditët e fundit ka shtim të rasteve të dhunës nga militantët e PS-së kundër zyrtarëve të LSI. “Incidentet ndaj LSI po hetohen me prioritet. Këto ditë kemi pasur incidente të shtuara mes LSI dhe PS. Unë kam kërkuar largimin e disa shefave të policisë që kanë treguar anshmëri politike, siç është rasti i Pukës”,- tha Demiraj.
Ajo që bie në sy në deklaratën e Ministrit teknik të Brendshëm është fakti se pranon se mes radhëve të drejtuesve të Policisë së Shtetit ka shefa komisariatesh që kanë shkelur detyrën. Ai thotë se ka kërkuar shkarkimin sipas ligjit. Ndërkohë që deri më sot asnjë shef i lartë i policisë nuk është larguar. Nëse Ministri kërkon largimin nga detyra për dyshimet që ka ndaj një drejtuesi policie, cila është arsyeja që nuk shkarkohen?
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10155346235569536/