Demokratët akuzojnë Elon Musk për financime proTrump, kurse republikanët George Soros se ka ndërhyrë në zgjedhje për Haris

Në SHBA vazhdon beteja mes republikanëve dhe demokratëve në Kongresin Amerikan se kush ka ndërhyrë me shumë në zgjedhje nga miliarderët e vendit. Republikanët e Trump akuzojnë demokratët se George Soros ka ndikuar në disa forma pro Kamala Haris, kurse demokratët akuzojnë se Elon Musk ka financuar dhe punuar pro Trump.

Ligjvënësja republikane, Anna Paulina Luna, zbuloi se kryetari i Komitetit për Mbikëqyrjen në Dhomën e Përfaqësuesve, James Comer, me shumë gjasa do të thërrasë për dëshmi miliarderin liberal George Soros, pas kërkesës së saj.

Gjatë një interviste të enjten në Neësmax, Luna tha se kishte kontaktuar me Comer për nxjerrjen e fletëthirrjes.

“Kam folur gjithashtu me Kryetarin Comer për të nxjerrë një fletëthirrje për George Soros, dhe mendoj se ai do ta bëjë,” i tha Luna moderatorit Chris Salcedo.

“Dhe pastaj, sot mora një mesazh nga përfaqësuesi Van Dreë nga Nju Xhersi, i cili tha se në nënkomitetin e tij, ku është kryetar, ata do të shqyrtojnë në mënyrë të qartë ndërhyrjen e George Soros në procesin tonë zgjedhor,” shtoi ajo, shkruan David Edëards, RaëStory.

Elon Musk tashmë është larguar nga qeverisja e Trump dhe ka lëshuar disa akuza të forta ndaj presidentit të SHBA.

SHKARKO APP