Demokrati nga Mirdita: Me 10 shkurt do t’jem me 7 vëllezërit, por po na preu besë Doktori nuk vij ma askun!
Berisha ka premtuar se me 10 shkurt do të jeni në sheshin para Kryeministrisë ditë-natë derisa të iki Edi Rama nga kryeministër. Përveç kësaj lideri demokrat ka theksuar se paralel me protestën e zgjatur në Bulevard, do të ketë protesta në çdo rreth si dhe Parlamenti do jetë arenë përplasje me qeverinë.
Ndërkohë Flamur Noka, si numri dy në PD, ka filluar organizimin për 10 shkurtin me elementë të fortë fizikisht dhe qendrestarë në shesh. Po kështu deputetët e PD po takojnë në çdo rreth militantët.
Skema është menduar që sheshi të mos qëndrojë asnjëherë bosh, pasi do demokratët do të zëvëndësojnë njeri tjetrin sa herë shikohet e nevojshme.
Demokrati Mark Lleshi nga Mirdita tha për ”Koha Jonë” se me 10 shkurt do të jetë bashkë me 7 vëllezërit, por edhe si fis. ”Nuk ikim ma nga Tirana si tha Berisha derisa ta heqim Kryeministrin. E kemi nda menen (mendjen). Por po na preu besë Doktori dhe na thotë ta mbyllim rezistencën para Kryeministrisë nuk vij ma askun! Dhe ti harrojë votat tona Sali Berisha. Nuk shtyhet ma. Na kanë thanë sa herë shkojmë në Tiranë se “këtë herë e rrëzojmë, por Rama as e ka rrujt…”. Pra o këtë herë ose Berisha mos t’na çojë fjalë për në Tiranë! Ata në krysi të mos e lujnë bithen herë anej e her ktej”./D.Muçaku/
KOHA JONË SONDAZH

