Denoncimi i Kryemadhit: Njerëzit e Ramës vodhën 5 milionë euro për 4 orë
Në kuadër të protestës së 16 shkurtit që do të mbahet në Tiranë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të shtunë një takim me strukturat e LSI-së në Korçë. Në fjalën e saj, Kryemadhi deklaron se Edi Rama, pasi përfaqësohet në pushtet nga përdhunuesit dhe kriminelët, tashmë ai po u grabit shqiptarëve të vetmen gjë që u ka mbetur, shpresën.
“Përdhunuesit i kemi sot në pushtet, përdhunuesit janë përfaqësuesit e Edi Ramës. Dhe kjo është kriminale, ku shqiptarëve po u merret tashmë edhe shpresa”- theksoi ndër të tjera Kryemadhi.
Nga ky qytet, ajo nuk nguroi të ironizojë kryeministrin e vendit Edi Rama. “Dëgjoja dje se si ulërinte këtu nga Korça dhe thoshte se çdo të enjte do shkojmë të flemë me qentë dhe do marrim pleshta në Parlament. Fliste parlament ku bleu vota për të krijuar qeverinë e qenve”, tha ajo.
Kryemadhi foli edhe për një episod, që e quajti skandal përmes të cilit tha se shqiptarëve i janë vjedhur për 4 orë 4,4 mln euro. Ajo akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama dhe njerëzit e lidhur me të, të cilat me manovra të jashtëligjshme kanë vjedhur shqiptarët duke përfituar nga shitja e energjisë elektrike.
“Pak ditë më parë qeveria shqiptare ka bërë një vjedhje spektakolare. Por sigurisht që njerëzit janë aq të lodhur nga varfëria e tyre, saqë nuk janë të vëmendshëm. Këtu nga Korça po bëj sqarim edhe për qytetarët e tjerë shqiptarë. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, e cila është e detyruar që energjinë elektrike që prodhon t’ia shesi OST-së, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, dhe OST-ja ja transmeton OSSHE-së, aty ku ne paguajmë energjinë elektrike. A e dini se çfarë ka bërë qeveria jonë? Qeveria jonë me dy individë, që janë miq të kryeministrit ja blen KESH-it energjinë elektrike me 39 Euro megavatin dhe pas 4 orëve ja shet OST-së me 49 euro Megavatin”,- deklaroi Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së shtoi se kjo vjedhje e shëmtuar e parave të shqiptarëve është bërë me lejen e kreut të qeverisë dhe ende sot nuk ka asnjë masë për abuzuesit. “Kjo çfarë do të thotë? Do të thotë që këta dy individë, që nuk janë asgjë, jo vetëm që kanë shkelur ligjin, por i kanë vjedhur për katër orë, 4.5 milion euro shqiptarëve, ju që paguani energjinë elektrike, ju që paguani më shtrenjtë energjinë elektrike, ju që nuk keni bukë të hani dhe nëse nuk e paguani energjinë elektrike. Ai të merr dhe të fut në burg. Ndërsa miqtë e kryeministrit për 4 orë vjedhin pa pikë turpi 4,5 milionë euro. Kjo është qeveria që shqiptarët nuk e kanë votuar më 25 qershor, por kjo është qeveria që kriminelët dhe trafikantët e drogës nxorën paratë nga xhepat e tyre, më urdhër të Edi Ramës për të intimiduar njerëzit, për të blerë votat, për të kërcënuar njerëzit dhe për të grabitur pushtetin e shqiptarëve dhe për ta pasur ata në dorë”,- deklaroi Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Duke u ndalur në abuzimet e qeverisë, nga qyteti i Korçës, Monika Kryemadhi bëri thirrje që qytetarët të protestojnë më 16 shkurt për të gjitha padrejtësitë që u janë bërë këto vite nga kryeministri Edi Rama.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/418624208679979/