Denoncimi i Vasilit: Ka rinisur fushata e mbjelljes masive të hashashit
Në Shqipëri ka nisur fushata e mbjelljes së hashashit. Denoncimi i rëndë është bërë nga ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Në një postim në Facebook, Petrit Vasili deklaron se në disa zona të vendit ka nisur kultivimin masiv i lëndëve narkotike.
“Alarm, mbjellja e Kanabisit ka rifilluar në masë, qeveria është bërë njësh me të!!! Kjo polici në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me rimbjelljet masive e shume te mëdha të kanabisit, te cilat kanë rifilluar serish mbjelljet e mëdha të kanabisit me keq së në 2015!!!”,- shkruan Vasili.
Përfaqësuesi i LSI flet për të njëjtën strategji me të cilën nisi kultivimi më i madh i hashashit në Shqipëri gjatë viteve 2014-2016. Ashtu si në ato vitet edhe tanit duket se kemi të bëjmë me një projekt që nuk mund të zhvillohet pas pasur indirekt mbështetjen e strukturave të shtetit.
Në apelin e tij, Vasili i bën thirrje medias dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që të tregojnë përgjegjshmëri qytetare dhe të dokumentojnë fenomenin për të cilin ka të dhëna se po ndodh në disa zona të vendit.
“Gazetarë, analistë, përfaqësues të shoqërisë civile nëse keni mundësi, vullnet dhe përgjegjshmëri, celularët, aparate fotografike dhe kamerat e shikoni në mjaft zona të Shqipërisë. Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni edhe në qarqe të tjera”,- deklaron Perit Vasili.
Ai fajëson direkt Policinë e Shtetit si institucioni që po lejon që zhvillime të tilla të rënda në sigurinë dhe ekonominë e vendit të ndodhin njëlloj si në vitet e kaluara.
“Pra në vend të merret me këtë kjo polici e kapur kokë e këmbë nga trafiqet dhe krimi, a e di se çfarë bën kjo? Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me police të shtetit, që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve”,- shprehet Vasili.
Raportimet e një pjesë te medive flasin se dhe zjarret e shumta që kanë rënë javët e fundit në zona të ndryshme malore të Shqipëri, janë të qëllimshme dhe lidhen me hapjen e tokave për të kultivuar drogë. Mesa duket, ky vit, i cilësuar si elektoral po përdoret nga grupet kriminale për të zgjeruar aktivitetin e tyre.
Nisja e mbjelljeve në zona të mëdha gjithë ka treguar se pas këtij biznesi direket apo indirekt janë segmente të shtetit, njëlloj si në vitet 2014-2016.
https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2061183647514790