FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti Agron Gjekmarkaj ashpërson tonet ndaj Bashës: Gjykata nuk duhet t’i jap Bashës emrin e PD!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj theksoi sot se Lulzim Basha nuk ka as vulë e as sigël të PD-së. Ai shtoi se zgjedhjet që ai ka bërë në Partinë Demokratike nuk janë njohur. Për Gjekmarkajn, gjykata duhet t’ja japë vulën shumicës, duke nënkuptuar PD ku drejton Berisha.

“Sa i përket ligjit për amnistinë penale, maxhoranca po bën amnisti anti-Salianji. Basha duhet të mos kthehet në një klloun të qeverisë. Basha nuk ka as vulë dhe as sigël, zgjedhjet e tij nuk janë njohur. Gjykata t’i japë vulën e PD-së, shumicës. Bashkimi i PD-së është minimumi, për fitore pastaj duhet akoma më tepër punë. Duhet që të bashkohemi si Parti Demokratike”- tha Gjekmarkaj.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?