Deputeti Bardhi akuzon, kryeministri Rama përgjigjet: Vazhdoni ju me sajesa se do të merrni në zgjedhje aqsa morët në vitin 1997!
Deputeti Gazment Bardhi tha sot në parlament se “Rama ka ardhur sot në Interpelancë sepse siç duket me ju atje lart i duket vetja Skënderbe. Sipas informacioneve 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit. Ky port edhe më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga vendi dhe rajoni mbetje të rrezikshme drejt Azisë, sipas një organizate amerikane”. Më tej deputeti Bardhi shtoi se duhet që kryeministri Rama të na shpjegojë se si ka ndodhur që nga porti i Durrësit kanë dalë këto mbetje të rrezikshme.
Mënjeherë kryeministri Rama shpjegoi nga foltorja e Kuvendit se çka ndodhur dhe saktësoi që autoritetet shqiptare nuk kanë firmosur asnjë autorizim për transporte të rrezikshme.
Rama ndër të tjera theksoi: “A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave publike në çdo deklaratë e dokument të paraqitur nga privatët, është e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport i mbetjeve të rrezikshme.
Pika doganore ka të bashkëngjitur certifikatën e analizëns së mallit nga vendet europian. Në të dyja rastet, eksporti i mallrave, mallrat e deklaruara si okside hidrokside hekuri, janë eksportuar me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave kontinerike përkatëse. Janë magazinuar përkohësisht në vet e BE ku askush nuk i ka penguar.
Më pas janë lejuar të vijojnë intenerarin.
Mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme as në katalogët europianë.
Aludimi për mosveprim është në rastin më të mirë alogjik ose në rastin më të keq, aludim psiko-patologjik” tha kryeministri.
Më tej, Rama shtoi se ngarkesa të tilla janë transportuar edhe nga Spanja, Turqia etj. Sipas rregullit ndërkombëtar detyrohet që eksportuesit dhe importuesi të deklarojnë se çfarë ngarkese kanë në anije.
“Vetë organizata jo qeveritare ndërkombëtare të cilës i referohet edhe teksti i vajtueshëm i kërkesës për interpelancë, shprehet se ka dyshime për një sasi mallrash të nxjerra nga procesi industrial në Shqipëri për t’u transportuar në Azi, janë mbetje të rrezikshme. Dyshime, por asnjë certifikatë analizash, asnjë provë, vetëm dyshime. Qysh në çastin e sinjalizimit, agjencitë ligjzbatuese i kanë konsideruar këto dyshime jo vetëm me vëmendjen e duhur por edhe me vullnetin për të hetuar në bashkëpunim me organet e specializuara europiane, ndërkohë që prokuroria shqiptare dhe OLAF vazhdojnë edhe sot të hetojnë, kurse goja e pangishme e politikës së urrejtjes ka ngritur akuzat dhe ka caktuar fajtorët. Si gjithnjë akuzat janë ekstreme dhe fajtorët janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye që në këtë rast janë vënë nën akuzën 13015 duke llogaritur se qysh se ajo gojë shumëtelallëse merret me mua qysh se prej kam hyrë në politikë. Ai merret me mua qysh nga dita që hyra në politikë, nga një akuzë në javë. Unë kam kohë që nuk merrem si më parë me akuzat dhe me tellallët e panumërt të gojës së hapur së fundmi edhe në formën e një shtatëpenxhereje në katin e 8”-sqaroi Rama.
Debatin e vijoi Bardhi duke thënë se “Pasi ke qenë ekspert i inceneratorëve, ishe bërë ekspert i mbetjeve të rrezikshme.
Policinë ia ke dorëzuar krimit. Nuk iu përgjigje pyetjes: A prodhohen mbetje të rrezikshme në Shqipëri? Ku shkojnë? A prodhon Kurum mbetje të rrezikshme? Mbetjet e rrezikshme po kthehen nga Tajlanda”, tha Bardhi.
Prapë doli kryeministri Rama i cili u tall me Bardhin dhe atë që rri në katin e 8-të (Berishën).