Deputeti i pavarur Gjetani deklaron: “Të votojmë Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore”. Edhe 11 deputetë të tjerë opozitarë do votojnë pro Marrëveshjes

Deputeti Gjetan Gjetani ka postuar këtë të shtunë statusin se do të votojë Marrëveshjen e firmosur për Reformën Zgjedhore mes PS-PD-LSI dhe deputetes Rudina Hajdari, ndonëse kjo e fundit vetë e ka firmosur, por nuk e voton!

Deputeti socialist i pavarur i cili ka integritetin dhe besnikërinë ndaj Kushtetutës si dhe respekton partnerët ndërkombëtar SHBA e BE, ka vendosur ta votojë.

Po kështu janë edhe 11 deputetë të tjerë opozitarë të cilët do ta votojnë Marrëveshjen. Mësohet se edhe tre deputetë nga ata që firmosën dje për ndryshim kushtetute (pasi ua tha Taulant Balla), sot kanë ndrruar mëndim dhe do të votojnë Marrëveshjen, aq më tepër se nuk do të dalin kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Kështu janë shprehur për “KJ” dy prej tyre.

Ambasada amerikane po vëzhgon çdo veprim të deputetëve, të cilët mund të dalin kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit. Marrëveshja u hartua dhe u poq në tokën amerikane të Rezidencës Amerikanë në Tiranë, ku ambasadorja qëndroi, sipas Damian Gjiknurit, plot 19 orë në dy ditë me Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Ndaj SHBA  nuk falë pasi flitet për një nga kushtet për në BE, të cilin e firmosën dhe tani Edi Rama me anë të disa deputetëve opozitarë të paguar, po luan për ta ndryshuar dhe sabotuar Reformën.

Ja statusi i deputetit të pavarur socialist Gjetani:

“Vota ime është pro marreveshjes gjithëpërfshirëse, që u firmos nga të gjithe palet. Lojerat e turpshme për të shkaterruar zgjedhjet me çdo kusht të marrin fund. U bëj thirrje të gjithë deputetëve ti thonë “jo” maskaradës dhe ti thonë “po” tē ardhmes europiane të vendit dhe mesazheve të BE dhe SHBA!”.

SHKARKO APP