Deputeti i PD publikon videon, ku kryebashkiaku Vangjush Dako feston me persona të dënuar
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar në Facebook një video ku shihet Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në një tryezë festive bashkë me persona të tjerë.
”Hareja e krimit! Triumfi i së keqes! Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve’, -shkruan mes tjerash Salianji në Facebook.
Redaksia e “Koha Jone” kërkoi të merrte reagimin e kryebashkiakut Dako për këtë video, por telefoni dilte mbyllur.
Statusi i plotë:
Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!
Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.
Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!