Deputeti:Më kërcënuan.Vëllai ish-deputetit: Ai është “Lek Plepi”
Deputeti Eduart Ndocaj shkruan se është kërcënuar me jetë nga njërëzit e ish-deputetit të PS-së, kurse vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka shprehet shkurt se nuk merremi me “Lek Plepin”!.Dhe shtoi se nuk e ka kërcënuar asnjeri nga ne.
Ja statusi i deputetit Eduart Ndocaj:
Z. Ndocaj nga momenti i marrjes se pushtetit ne perputhje me Kushtetuten dhe me misionin e mandatit te deputetit duke mbrojtur interesat e pergjithshme dhe te qytetareve ka denoncuar disa here abuzimet ne pushtetin, mungesen e efikasitetit te institucioneve, mungesen e sherbimeve.
Ne perputhje te plote me ligjet ne fuqi dhe me rregullat e lojes te Demokracise ka veteshpallur kandidimin e tij per Kryetar te PS.
Z. Nsocaj, sje beri nje reagim te tij ne faqen zyrtare te facebook duke evidentuar disa problematika qe lidhen me funksionimin e PS ne Lezhe dhe me procesin zgjedhor te PS.
Reagimi i z. Ndocaj, krejt normal ne formen e saj demokratike si dhe per faktin, se eshte nje kontribues i rendesishem i PS eshte botuar thuajse ne te gjitha mediat online.
Shkrimi i z. Ndocaj nxjerre ne pah probleme te PS Lezhe qe te gjithe i dine, por nuk kane guxim te flasin.
Ne lidhje me keto problematika z. Ndocaj, ka njoftuar disa drejtues te rendesishem te forumeve te larta te PS, duke perfshire ketu edhe z. Balla.
Nga e pasditja z. Ndocaj merr nje telefonate kercenuese nga z. Xhevahir Ndoka, vellai i ish deputetit z. Arben Ndoka.
Duhet te theksojme se z. Ndocaj eshte kercenuar me jete per shkak te detyres. Pas telefonates kercenuese, z. Ndocaj ka biseduar me vellaun tjeter te Arben Ndokes, Sander Noka, i cili konfirmoi linjen e vellaut kercenues duke argumentuar se: “nuk kam cte bej, sepse e ke mbushur kupen”.
Ne lidhje me kete kercenim jane ne dijeni z. Taulant Balla dhe z. Edi Rama.
Z. Ndocaj disa here i ka ngritur problematikat e PS ne Lezhe e mandje i ka thene z. Balla, se eshte i gatshem te takohej me z. Ndoka e te ndaheshin pozicionet pa pasur nevoje per ndonje perplasje primitive.
Kete z. Ndocaj ka dashur ta bej per te mire te PS dhe per faktin se me z. Arben Ndoka kane bere se bashku sfiden e 2013 e per kete arsye e konsideronte mik.
Pra, z. Ndocaj i ka konsideruar miq vellezerit Ndoka duke mos u marr asnjehere personalisht me ta.
Duke si nje skenar i rrezikshem per te fut ne gjake per arsye politike verioret.
Po ashtu vellai i Arben Ndokes, pasi kercenon permes telefonit z. Ndocaj, deputet te Republikes se Shqiperise, nga 23.00 merr ne telefon edhe Keshilltarin e tij z. Alban Daci, duke e kercenuar me jete familjarisht dhe duke i dhene ultimatum per tu larguar nga Shqiperia brenda 24 oreve ose ndryshe do te jete i vdekur. Kercenimi me jete i z. Daci behet per here te dyte per shkak te detyres si Keshilltar dhe si publiciste.
Kohe me pare z. Daci eshte kercenuar personalishte nga vete Arben Ndoka, sepe kishte bere nje status per dekriminalizimin, duke e trajtuar si fenomen pa permendur asnje emer konkrete.
Z. Daci ne kercenimin e pare ka njoftuar e ka komunikuar me ambasaden e SHBA dhe z. Balla.
Z. Ndocaj nuk ka ndermend te bej asnje lloj levizje te natyres primitive, por do te ndjek rrugen ligjore.
Po ashtu z. Ndocaj u ben thirrje selive diplomatike te huaja te akredituar ne Shqiperi, te shqetesohen per situaten mafjoze qe eshte krijuar nen pektun e politikes. Po ashtu, z. Ndocaj i kerkon vemendje edhe ambasadorit te SHBA, z. Lu ne lidhje me kercenimin e bere si dhe per faktin se politika dhe mafja per far te keq ne Shqiperi po behen nje dhe nuk po dallohen me.
(Botohet siç e ka postuar në profilin e tij në Facebook)