Deputeti Korab Lita sulmon deputetin Valteri dhe pranon shkarkimin e Rudina Hajdarit

Në një konferencë urgjente shtypi nga selia e Parlamentit kanë dalë deputetët e grupit demokrat, të opozitës së re, të cilët kanë konfirmuar shkarkimin e deputetes Rudina Hajdari si drejtuese e grupit të tyre si dhe kanë treguar të vertetën e tërheqjes së deputetit Valteri.

Deputeti Korab Lita në cilësinë e kryetarit të ri të grupit parlamentar “DEMOKRAT” ka akuzuar manovrat dhe pabesitë e mazhorancës, të cilët po lobojnë për rikthimin e Rudina Hajdarit si shefe e grupit, sepse siç duket kjo i intereson kryeministrit Rama.

Kryetari i grupit parlamentar zoti Lita bashkë me anëtarët e tjerë të grupit dolën në konferencë shtypi ku e bënë të njohur për publikun se si është e verteta e Rudina Hajdarit e cila në fillim ka pranuar largimin, por më pas (siç duket pas ndonjë telefoni kryeministror) e ka bërë të tërhiqet, duke deklaruar se nuk ikën nga kryetare.

Pasi janë paraqitur të gjitha problematikat, i është kërkuar zonjës Hajdari të tërhiqet nga drejtimi i grupit, dhe të vazhdojë më detyrat e tjera që ka në mbështetjen të grupit. Pas bërjes prezentë të shpërdorimit të besimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe deri tek ai ligjorë. Zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj para grupit’, tha Lita.

‘Pas këtij momenti grupi propozoi tre kandidatura, Alban Zeneli, Valteri dhe Lita. Zeneli u tërhoq nga gara dhe mbeti në garë Lita dhe Valteri. Valteri dha dorëheqjen në këtë garë dhe u votua në mënyrë të hapur, unanime.

Pas këtij momenti është bërë procedura për të njoftuar ndryshimet. Është firmosur nga 4 anëtarë të grupit përfshirë edhe Valterin’, deklaroi Korab Lita, në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.

Por Lita konfirmoi prerë se vendimi është marrë nga deputetët e grupit të tij dhe se nuk ka asnjë tërheqje dhe se do të jenë grup serioz në Kuvend e jo shtojcë e kryeministrit Rama.

Mësohet se PS-ja po luan të gjitha kartat për ta shkarkuar Korab Litën, pasi e do grupin në varësi politike.

 

SHKARKO APP