Deputeti Lefter Koka firmos për “Bindjen Demokratike” të Patozit

Sipas PD-së, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare duke lëshuar për partinë fantazmë të Edi Ramës, siç e quan PD-ja partinë e Astrit Patozit, një vërtetim sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij.

“Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as një muaj në marrjen e mandatit”, theksoi Ivi Kaso.

Menjëherë pas tij reagoi Astrit Patozi, i cili thotë se “Bindja Demokratike” mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në të gjithë Shqiërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, e për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ.

Lefter Koka ka qenë deputet i LSI dhe dy herë ministër propozuar nga LSI. Kur vendosën djegien e mandatëve të deputetit LSI, deputeti Koka nuk pranoi të ikte nga parlamenti. Tashmë me këtë deklaratë të dorëzuar në KQZ, deputeti vërteton se ka kaluar me BD e Astrit Patozit.

SHKARKO APP