Maliqi: Më 8 dhjetor në shesh për të mbrojtur demokracinë. Rama po instalon diktaturën
Lefter Maliqi është deputeti i parë që i bashkohet nismës së kreut të shtetit për ruajtjen e vlerave të demokracisë dhe Republikën. Në një publik me Facebook, Maliqi deklaron se vetëm një revolucion demokratik mund të shpëtojë pluralizimin në vend. Ai deklaron se situata në Shqipëri po njeh vetëm regres dhe se projekti i ri i qeverisë “Rama” për hetime nga ana e policisë është krijimi i një strukturë politike që do të dëmtojë gjithë reformën në drejtësi. Duke e cilësuar projektin e Ramës si instalim diktature, Maliqi shprehet se më 8 dhjetor do të jetë në tubimin e thirrur nga kreu i shtetit për vendosjen e ligjit.
“Kujt i besoni SHBA dhe BE për Reformën në Drejtësi apo paketës ligjore anti KÇK të Rilindjes së krimit? Instalimi i diktaturës po ndodh me këtë ligj anti-KÇK me polici politike. Revolucioni demokratik e vetmja rruge për të shpëtuar demokracinë dhe të ardhmen e vendit në BE. Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti unë do të jem i pranishëm bashkë me mbështetësit e mi kudo që ndodhen, kundra instalimit të diktaturës, kundra zaptimit të institucioneve, kundra krimit, korrupsionit, shpopullimit, krizës se rend ekonomike,politike etj. SHQIPËRIA E PARA! ??”,– shkruan Maliqi në postimin e tij në Facbook.