Deputeti që refuzon betimin në Parlament, sfidon pushtetin e Ramës dhe deputetët e “Milotit”

Kandidati i Partisë Demokratike Indrit Hoxha pritej të betohej sot në parlament si deputet i opozitës së re, por duket se i riu ka patur një tjetër skenar në kokë. Ai donte diskretitimin e mëtejshëm të qeverisë dhe parlamentit pa opozitë. Aq me tepër të deputetëve të “pazarit të Milotit” nga radhët e opozitës, të cilët u futën nga listat e PD dhe LSI, duke shitur vetveten.

Në momentin e betimit, deputeti i ardhur nga KQZ, Hoxha, ka refuzuar mandatin duke thënë se e bën për nder të babait të tij të ndjerë Fatmir Hoxha. E teksa fliste, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi po qëndronte në këmbë për të deklaruar “formulën” e betimit që do duhet të përsërisë kandidati.

Refuzoj të marr mandatin në një parlament ilegjitim ku në karrigen e Kryeministrit ulet i biri i njeriut që firmosi për varjen e poetit Havzi Nela. Refuzoj të bëhem pjesë e një parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdhëruesit e vrasjes së tribunit te demokracise Azem Hajdari. Ky nuk është parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farse kriminale është shumë i afërt.”, u shpreh ndër të tjera Indrit Hoxha.

Duket se taktika e zgjedhur nga demokrati e ka bezdisur jo pak Gramoz Ruçin, i cili i ka uruar “suksese në jetë”, një fjali që u bë ‘hit’ falë Ilir Beqajt, ish Ministrit të Shëndetësisë që para se të hiqte nga puna një drejtues në Tropojë për çështje “partie” e uroi pikërisht me këto fjalë.

Ky veprim dinjitoz i Indrit Hoxhës poshtëroi jo vetëm parlamentin e krimit, por edhe deputetët e blerë të opozitës. Aq me tepër sfida ishte direkt për Rudina Hajdarin, së cilës i kujtoi se këta të PS-së kanë vrarë Azem Hajdarin. Por Rudina nuk e vrau mendjen fare por doli dhe bëri një gafë tjetër e cila është kthyer në hit në rrjetet sociale.

 

SHKARKO APP