Deputeti Xhelal Mziu: Me 24 janar do ta ndezim Tiranën si në Greqi dhe Francë!

Të gjitha forcat e Selisë Blu janë përqendruar te data 24 janar ku mësohet se nuk do të jetë protestë e thjeshtë, ndonëse lideri demokrat për të qenë në rregull me ligjin ka thënë se “do të jetë paqësore”. Por deputeti demokrat zbulon, pa dashje, atë që po përgatitet në fshehtësi në PD.

Xhelal Mziu, i ftuar në A2CNN, zbuloi se si do të jetë protesta e opozitës e 24 janarit.

“Kjo nuk është një betejë e PD-së apo Sali Berishës, por është e qytetarëve. Dhe në fakt, sheshi duhet të mbushet nga qytetarët sepse kur shohin miliona euro të vjedhura, si në rastin e AKSHI-t, ku grupet kriminale kishin akses në të dhënat e qytetarëve, bëhet fjalë për një situatë ku duhet të ngrihen jo vetëm demokratët, por edhe personat apolitikë. Pse jo, edhe vetë socialistët”, tha deputeti demokrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, “data 24 duhet të dalë përtej pjesës politike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të dalin qytetarët dhe ta rrëzojnë këtë qeveri sepse është edhe më e keqe se ajo e diktaturës. Sot kemi rekord të administratës publike sa i përket punësimit dhe kanë frikë për të dalë në protestë. Janë në panik, por absolutisht që do të dalin në shesh dhe data 24 janar do të jetë shumë më masive dhe do të përdoret çdo lloj instrumenti që përdorin edhe opozitat në Greqi dhe Francë”, deklaroi Mziu.

Strukturat e PD-së po thërrasin “batalionin e gatshëm”, siç e quajnë ata njerëzit që përdorin forcën fizike dhe molotovin.

Në fakt në Athinë e Paris protestuesit djegin gjithçka u del përpara. Por në Tiranë Berisha ka frikë se SPAK-u mezi e pret ta marrë nëse e djeg Tiranën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?