Deputetja simpatike,Esmeralda Shkjau: Edi Rama ka 1 milion vota !
Deputetja e Durresit e shquar per sharmin e saj elegant , Esmeralda Shkjau ka thënë sot se “PS sot është partia nr. 1 në Shqipëri. Kjo i atribuohet liderit të saj, Edi Rama, i cili besoj se 1 milion vota ishin të mjaftueshme që ai të konfirmohej dhe të vijojë në drejtimin e kësaj partie, së cilës i ka dhënë një dimension akoma më të gjerë për ta sjellë PS-në këtu ku është sot. Diskutimet kanë vend në PS, kjo parti ka një mendësi të hapur, pranon debatet, çdo lloj sugjerimi, dhe për mua kjo histori ka pasur një bumerang mediatik dhe asgjë më shumë. Kolegët në PS nuk kanë asnjë shqetësim se kë duhet të mbështesin, për ne prioritarë janë qytetarët dhe reformat e vendit” ”. Keshtu është shprehur deputetja socialiste, në intervistën për “Durrësi online”. Dhe sipas saj gjithçka ka mbaruar sepse nuk ka nevojë për votim në Kongres.