Mos votimi për kryetaren/Gjykata Kushtetuese tregon se nuk është e asnjë partie politike

Të gjitha institucionet kushtetuese të Republikës thuhet nga opozita se janë nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa gjykata kushtetuese duket hapur se nuk ka një dorë që e kontrollon, sepse nëse do të ishin në dorën e kryeministrit tashmë duhet të ishin urdhëruar që të zgjidhnin kryetaren e Kushtetueses.

Gara mes tre kandidatëve femra për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese duket se do ta çojë procedurën e zgjedhjes së titullares së re në shortin me gogla. Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Holta Zaçaj, asnjëra prej tyre nuk mundi të marrë 5 vota, që është numri minimal i kërkuar nga ligji për zgjedhjen e kryetarit.

Raundi i dytë i votimit, i mbajtur të premten, nuk dha rezultat, madje, votat u ndanë në mënyrë të barabartë. Për këtë shkak, Mbledhja e Gjyqtarëve të Kushtetueses caktoi 20 shkurtin për një raund të tretë votimi, mundësia e fundit që ligji jep për zgjedhjen e kreut të ri përmes votimit të fshehtë.

Nëse balancat e votimit të fshehtë, nuk do t’i sigurojnë as në këtë raund të paktën 5 vota një prej kandidatëve, atëherë parashikimi final ligjor për zgjedhjen e kreut të Kushtetueses është shorti me gogla.

Pra fakti që po përfundon votimi dhe akoma nuk ka kryetar të institucionit më të rëndësishëm kushtetues, pra gjykatës, tregon se Edi Rama nuk ka gjë nën kontroll aty.

Dhe ky është një tregues pozitiv për demokracinë.

SHKARKO APP