Deutsche Welle: Skandali që mund t’ia shkurtojë karrierën Edi Ramës
Mediat gjermane vijojnë të ndjekin me inteteres të veçatë zhvillimet në Shqipëri dhe vendimet debatueshme të Qeverisë “Rama”. Media shtetërore Deutsche Welle ka publikuar një reportazh për situatën në Shqipëri dhe konkretisht protestën e atistëve për Teatrin Kombëtar.
Në shkrim thuhet se kryeministrin Rama mund ta rrëzojë skandali i Teatrit Kombëtar. “Kryeministri i Shqipërisë është artist, diçka e pazakontë për një politikan. Tamam piktor dhe skulptor. Që hap ekspozita. Por, gjatë 12 muajve të fundit, ai është përfshirë në një skandal për artin- ose të paktën për meritat artistike të një ndërtese- që ka shkatërruar reputacionin e tij dhe ka gjasa për t’ia shkurtuar karrierën politike”.
Gazetari flet dhe për protestat e forta që kanë nisur të zhivllohen në Tiranë. “Ndërkohë protestat ndaj Edi Ramës po përhapen. Protestuesit madje po tentojnë që të hyjnë në zyrën ku e intervistova. A do të mbijetojë Edi Rama ndaj këtij skandali të Teatrit Kombëtar apo një copë arti me çement dhe alga do të sjellë rënien e artistit-kryeministër?”.
Pjesë nga reportazhi i “Deutsche Welle”:
“Për më shumë se një vit, artistë, aktorë, shkrimtarë, punonjës të teatrit kanë dalë në protesta thuajse çdo ditë kundër planit të Ramës për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërtuar nga italianët menjëherë pas pushtimit të Shqipërisë.
Kjo është arsyeja që disa ndërtesa historike duhen ruajtur, thotë njëri nga demonstruesit, arkitekti Keshnik Melxhani, për të treguar historinë e Shqipërisë. Shembja e teatrit do të shkatërrojë qendrën historike të qytetit.
Presidenti i Shqipërisë dhe kreu i delegacionit europian në Shqipëri thonë se Teatri Kombëtar ka një rëndësi të veçantë historike dhe arkitekturore, të cilën Edi Rama kërkon ta shkatërrojë. Por Rama deklaron se s’mund ta mbajmë këtë varrezë historike në qendër të qytetit. Jo çdo gjë e vjetër është me vlera për ta ruajtur. Ndërtimi i teatri të ri do të kushtojë shumë, por qeveria shqiptare nuk do të paguajë asnjë qindarkë. Kompania e ndërtimit të teatrit të ka bashkëpunuar edhe më herët me Ramën. Në këmbim, do të përfitojë një hapësirë të madhe trualli në qendër të qytetit.
Albana Vokshi deklaron se kompania do të ndërtojë gjashtë kulla të mëdha në qendër të qytetit, nga të cilat do të përfitojë 2.5 milion euro. Ajo deklaron se kjo është aferë korrupsioni. Protestuesit thonë se do ta bllokojnë shembjen e teatrit me trupat e tyre. A do t’i mbijetoje Edi Rama këtij skandali për shembjen e teatrit apo një vepër arti do të shënojë rënien e kryeministrit artist?”.