Dhëndri i Berishës: Unë jam 1 në 510 mijë shqiptarë të cilëve i është kthyer toka e vjedhur padrejtësisht
Malltezi: Mashtrimet e SPAK-ut dhe prokurorëve politikë në procesin e kthimit të pronës
DEKLARATË PËR MEDIA E DREJTUESIT TË DEP. TË MJEDISIT NË PD, JAMARBËR MALLTEZI
Le të shohim një nga thagmat e radhës të shprehjeve të prokurorëve politikë, shërbyes të Edi Ramës në aktakuzën e tyre.
Qysh në faqen 3 kanë bërë një shënim, koment politik në të cilin thonë, Jamarbër Malltezi shfaqet si një person i pushtetshëm, por në asnjë pjesë të aktakuzës nuk kanë asnjë dokument, asnjë letër të Jamarbër Malltezit në asnjë nga institucionet e shtetit shqiptar deri në 2009 që ka mbaruar procesi.
Interesante është që në asnjë nga faqet e akuzës nuk ka asnjë dëshmi, nuk del asnjë njeri që të thotë që Sali Berisha, apo Jamarbër Malltezi ka bërë presion për çfarëdolloj gjëje.
Më pas për të mbështetur argumentin e tyre, komentin politik të Edi Ramës, thonë: veprimet janë kryer me shpejtësi.
Ky është një mashtrim tjetër sipas urdhrit politik.
Le të shohim procesin e kthimit të pronës.
Ky është dokumenti i njohjes dhe kthimit të pronës së familjes Begeja qysh në vitin 1996. Ka patur edhe kthim pjesor, edhe njohje. Dhe ky është vendimi final i 2007. Pra, 12 vjet për një person të pushtetshëm për t’i kthyer pronën.
Ndërkohë që ligji ka patur afate 2 dhe 3 mujore për përgjigjen e këtyre.
Të merremi me privatizimin e këyre objekteve. Privatizimi i këtyre objekteve ka filluar nga shkresat e ministrit Anastas Angjeli për fillimin e procedurave të privatizimit dhe përgjigjen e ministrit Blendi Klosi, që bien dakord qysh në korrik të vitit 2005. Thotë: shprehemi dakord për fillimin e procedurave.
Por kur ka përfunduar kjo?
Pra, nga korrik 2005. Njëri klub ka përfunduar në nëntor 2008 dhe tjetri në nëntor 2009. Pra, për mbi 3 dhe për mbi 4 vjet.
Janë bërë procedurat shpejt, sipas prokurorëve politikë të nënshtruar nga SPAK.
Unë jam 1 në 510 mijë shqiptarë të cilëve i është kthyer toka e vjedhur padrejtësisht nga shteti komunist shqiptar. Më është kthyer më pak se 1%, vetëm 410 metra. Por unë jam i burgosur politik, sepse kështu ka urdhëruar Edi Rama dhe falangat e Sorosit në drejtësi.
Pse gënjeu SPAK-u, pra? Pse tha SPAK-u që janë bërë shpejt, kur procesi i kthimit të pronës ka marrë 12 vjet, ndërsa privatizimi për mbi 4 vjet.
Çfarë halli i shtyu këto prokurorë shërbyes të Edi Ramës të gënjejnë?