Dhjetëra e dhjetëra mijëra protestues para Kryministrisë dhe në bulevard kundër Ramës

Si asnjëherë tjetër më parë në protestat opozitare mijëra qytetarë kanë vërshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë.

Mijëra qytetarë të Tiranës kanë dalë në shesh për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë “Rama”. Ndërkohë që llogaritet se mbi 80 mijë qytetarë kanë ardhur nga rrethet. Ky tubim konsiderohet, si protesta më e rëndësishme e opozitës.

Ndërkohë që Policia ka marrë masa të rrepta duke blinduar policinë. Rreth 1600 forca policore janë thirrur në shërbim për të mbrojtur godinën e Këshillit të Ministrave. Në tarracat e gjithë ndërtesave vihet re prani e snajperëve. Brenda godinës së Qeverisë raportohet se ka një numër të madh gardistësh të armatosur. Ajo që bie në sy në protestën e sotme të opozitës është se pjesëmarrja e efektiveve femra është e paktë. Qeveria, prej protestave të para të opozitës ka nxjerrë në kordonin e parë të policisë, efektivet femra. Por mesa duket referuar protestave të fundit, ku ka pasur edhe përplasje është vendosur që të tërheqin efektivet femra.

Në protestën e sotme të opozitës janë angazhuar rreth 1600 efektivë.

Pak minuta para nisjes zyrtare së protestës së opozitës, ka ardhur edhe reagimi ish kryeministrit Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, e gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë kundër qeverisë.

“Tirana sot si kurrë ndonjëherë më parë ul qepenat dhe derdhet ne shesh”, shkruan Berisha.

(Vijon…)

VIDEO LIVE

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1478040942331113/

Ora 10:55-Dashamir Shehi: Protestuesit në shesh do qendrojnë me orë të zgjatura

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha se qëllimi i vetëm i protestës së sotme të opozitës është që të mbledhë sa më shumë njerëz në shesh, për të qëndruar aty sa më shumë. “Sot do të qëndrojmë në shesh me orë të zgjatura dhe do të shohim se si do të reagohet”, u shpreh Shehi për A2 CNN. “Nuk pyesim shumë për lejen e policisë, kjo është një protestë paqësore. Prej kësaj proteste presim masivitet, njerëz që reagojnë ndaj kësaj qeverie që ka thyer çfarëdolloj rekordi”. Shehi kishte edhe një mesazh për Kryeministrin, i cili ndodhet në Berat. “Rama të bëjë çfarë të ketë qejf, ne nuk na interesojnë punët e tij, na intereson që njerëzit t’i përgjigjen reagimit opozitar. Ne dalim në shesh se nuk pyesim më për zotin Rama”.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2127706707321136/

Ora 10:30-Mesazhi i Ambasadës Amerikane para protestës: Tregoni kujdes në këto 4 zona

Pak minuta përpara se të fillojë protesta e opozitës në Tiranë, Ambasada Amerikane u ka dërguar nga një mesazh qytetarëve të saj në vendin tonë. Në mesazh kërkohet nga amerikanët që të tregojnë kujdes në katër zona të kryeqytetit: Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Zogu i Zi, Qyteti Studenti dhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’.

Ambasada thekson se nuk dihet kohëzgjatja e protestës dhe se protestuesit mund të shpërndahen në zona të tjera. “Rreziku për dhunë ekziston. Demonstrata të ngjashme janë kthyer së fundmi në të dhunshme dhe kanë rezultuar me dëmtime të protestuesve dhe policëve”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ambasadës. Protesta e opozitës do të nisë në orën 11:00, ku qytetarët do të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, i akuzuar për lidhje me krimin dhe oligarkët.

Lexoni edhe 

SHKARKO APP