Dhunë dhe pranga ndaj protestuesve, arrestohet ish-deputeti Klevis Balliu

Policia e Tiranës ka arrestuar ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu. Pas shoqërimit që iu bë ish-deputetit paraditen e djeshme, gjatë protestës në zonën e “Astrit”, mësohet se efektivë të policisë i kanë komunikuar në qelitë e komisariatit nr. 6 “arrestimin në flagrancë”.

Sipas policisë, deputeti akuzohet për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe prishje të qetësisë publike. Vendimi është marrë nga drejtuesit e policisë në mënyrë të paqartë ligjore, pasi arrestimi është proces që kryhet nga policia pasi jepet një vendim gjykate. Por këtë procedurë, policia e ka cilësuar si shoqërim dhe paraburgim derisa të jepet vendimi i gjykatës.

Ish-deputeti i PD-së, Balliu u shoqërua gjatë ditës së djeshme, pas përplasjes mes policisë dhe banorëve protestues te Unaza e Re në Tiranë. Banorët bllokuan rrugën, në të cilën pritej të kalonte Kryeministri Edi Rama, ndërsa situata degjeneroi në përplasje të dhunshme.

Në orët e pasdites së djeshme u liruan 4 nga protestuesit e ndalur. Veç Balliut në komisariat mbahet edhe Elton Skënderi. Ndërkohë para komisariatit vijojnë të jenë jo vetëm banorët por edhe ish-deputetë të PD-së. Banorët e Astirit protestojnë prej më shumë se 6 muajsh, duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, që parashikon shembjen e banesave të tyre.

Vendimi i policisë ndaj një ish-deputeti shton edhe më tepër tensionet mes mazhorancës dhe opozitës. Pavarësisht pretendimeve ligjore të policisë, paraburgimi i një ish-deputeti është arrestim, që më shumë se zbatim ligji ngjan si një hakmarrje politike e mazhorancës ndaj Balliut, për shkak të qëndrimeve që ai ka mbajtur në mbrojtje të banorëve të zonës së “Astirit”.

Arrestimi i Balliut. Paloka: Çdo mënyrë për të shporrur Ramën është legjitime…

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, ka bërë një reagim të fortë lidhur me arrestimin e ish-deputetit demokrat Klevis Balliu. Këtij të fundit iu komunikua masa e arrestit pas disa orë shoqërimi në komisariatin nr 6 të policisë, pas protestës së zhvilluar sot në Unazën e Re.

Paloka shkruan se çdo mënyrë për të shporrur këtë qeveri dhe këtë kryeministër është legjitime, madje detyrë e çdo qytetari.

Postimi i Edi Palokës në Facebook: “Arrestohet Klevis Balliu !!! Damian Gjiknuri i kapur ne flagrance ne vjedhjen e 40 milion eurove tek Unaza e re dhe ne krim elektoral te dokumentuar ne dosjen 183 eshte i lire! Sajmir Tahiri i akuzuar per trafik droge ne bashkepunim, eshte i lire!

Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini jane te lire dhe gezojne milionat qe ju kane grabitur shqiptareve! Arrestohet Klevis Balliu “Per prishje te qetesise publike” sepse doli ne krah te banoreve te Astirit qe nuk lejojne t’ju shkatrrohet streha e femijeve te tyre vetem qe Rama dhe Gjiknuri te fusin ne xhep milionat e eurove te korrupsionit. Cdo menyre per te shporrur kete qeveri dhe zhdukur kete kryeminister , sot eshte legjitime, madje eshte detyre per cdo qytetar, ne se duam te vazhdojme te jetojme ne kete vend si njerez te lire e me dinjitet”.

Vasili dhe Braimllari te Policia e Tiranës, në mbështetje të protestuesve të ndaluar

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në mbështetje të qytetarëve protestues të Unazes së Re.

Vasili dhe Braimllari i janë bashkuar banorëve te Drejtoria e Policisë së Tiranës që kërkojnë lirimin sa më parë të familjarëve të tyre që u ndaluan paraditen e sotme pas përplasjeve në zonën e Astirit, ku shkak u bë vizita e kryeministrit Rama në një biznes në zonën ku prej 7 muajsh banorët protestojnë kundër projektit korruptiv të zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Arrestimi i ish-deputetit të PD-së, Policia bllokon avokatin e Klevis Balliut

Vendimi për të mbajtur nën arrest ish-deputetin demokrat Klevis Balliu ka shkaktuar reagime të forta të opozitës dhe qytetarëve të Tiranës, të cilën ka nisur të  grumbullohen para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Por në drejtorinë e Policisë së Tiranës po shkelen të drejtat themelore të njeriut, pasi avokati i ish-deputetit Klevis Balliu, Genc Gjokutaj nuk po lejohet që të kontaktojë me klientin e tij.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e policisë në mënyrë të paqartë ligjore, pasi arrestimi është proces që kryhet nga policia pasi jepet një vendim gjykate. Por ndërkohë që nuk jepen shpjegime të tjera, në drejtorinë e policisë paniku ka zënë edhe drejtuesit të cilët janë urdhëruar nga Rama dhe Lleshaj për të mbajtur në burg ish-deputetin që me banorët e Unazës prej muajsh jo vetëm i ka zbuluar vjedhjet miliona euro, por po shihen si prishës të imazhit të qeverisë.

FOTO/Arrestimi i deputetit Balliu nga policia dhe përplasja e banorëve të “Astir” me forcat e rendit

SHKARKO APP