Dhunë në fushatë/Petrit Vasili: Horrat e PS në Fier rrahën anëtarin e LSI (FOTO)
Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier. Një anëtar i LSI-së është goditur në fshatin Zharrëz. Ka qenë vetë kryetari i LSI-së Petrit Vasili që ka denoncuar ngjarjen duke dhënë edhe emrin e autorit të dhunës. Sipas Vasilit, policia e drogës nuk e ka arrestuar kriminelin. Ai i kërkon PS-së të distancohet nga kriminelët.
“Një anëtar i LSI-së në Zharrëz është goditur nga horra të Partisë Socialiste. Autori i veprës kriminale është Agim Grembi. Policia e drogës nuk ka arrestuar kriminelin. PS të dënojë aktin, të distancohet nga kriminelët. Partia Socialiste e Fierit ka përgjegjësi të rëndë për armiqësinë e krijuar”, ka deklaruar Vasili.
Pas denoncimit të Petrit Vasilit, kandidatja për deputetë e LSI-së në Qarkun Fier, Erisa Xhixho ka denoncuar rrahjen e anëtarit të LSI nga simpatizantët e PS në Fier. Xhixho ka postuar dhe foto të Orgest Grembit, i cili është maturant në fshatin Belin.
“Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam. Ky eshte Orgest Grembi, maturant ne fshatin Belin, Patos i cili ka vendosur te votoje LSI, per nje drejtim te ri per Shqiperine. Por sot ai eshte dhunuar dhe goditur pikerisht nga nje anetar i Partise Socialiste, me precedent penal, pikerisht sepse ka pohuar se eshte nje votues i LSI-se. Kjo eshte nje ngjarje e rende dhe shprehje e panikut qe Rilindja ka, per shkak te rritjes se LSI dhe mbeshtetjes shume te madhe qe LSI sot gezon nga te rinjte shqiptar. Berishistet e rinj te PS kane harruar pergjigjen qe kane marre ne vitin 94 per te gjithe ata qe jane sjelle ne kete menyre nga grate e Libofshes. Te njejten pergjigje do marrin ne 25 Qershor nga gjithe grate, vajzat dhe qytetaret e Qarkut Fierit. I bej thirrje perfaqesuesve te PS-se dhe zonjes Antoneta Dhima qe drejton fushaten aty qe te distancohen dhe te denojne aktin e dhunes. LSI nuk ndalet dhe nuk stepet nga asgje dhe askush. Jemi force e pare. Jemi gati per nje drejtim te ri qeverises”,- shkruan Xhixho në Facebook.
LEXONI DHE:
Denoncimi/ “Shihni se si anëtari i PS-së dhunoi të riun e LSI-së” (Foto)
Flet Kujtim Grembi, ja si më rrahën djalin militanët e PS
(VIDEO) Pse voton LSI? Rrihet me dru dhe lopatë i riu në Lushnje
Shezai Rrokaj i LSI jep alarmin nga Vlora: Po dhunojnë simpantizantët tanë…
Ruçi: Meta të mos politizojë incidentet