Dhunimi i turistëve spanjollë, Kryeministri Rama: Barbari na turpëroi

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me dhunimin e turistëve spanjollë në jug të vendit nga pronari i një lokali. Në facebook, Rama e quan barbar pronarin e lokalit, ndërsa uron që ai mos i shpëtojë drejtësisë. Për turistët, Rama tha se i ka kërkuar falje dhe thotë se ata do të rikthehen përsëri në Shqipëri.

”Mikpritja është fuqia më e pakonkurrueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej defekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë”,-shkruan Rama.

Me një buqetë lulesh në duar, ministri i Turizmit, Blendi Klosi takoi nga afër familjen spanjolle që u dhunua dje nga pronari i një lokali në Qeparo të Himarës. Familja Galdon përjetoi një eksperiencë të tmerrshme në Shqipëri por ashtu siç është shprehur edhe ministri, kjo sjellje nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes.

Reagimi i plotë

Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve.

Mikpritja është fuqia më e pakonkurrueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej defekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë.

Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë.

SHKARKO APP