Dhunohet dhe kërcënohet me jetë kryetarja e LSI-së në Pukë (VIDEO)

E turpshme. PS-ja dhe bandat e saj arritën deri sa të godasin edhe gratë e LSI. Kryetarja e LSI-së në Pukë, Saimira Laçi dhe kryetarja e LRI-së, Romina Kuçi janë dhunuar ditën e sotme në Fushë Arrëz.

Persona ende të panjohur se i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonin të dyja dhe më pas i kanë goditur. Romina Kuçi ka marrë disa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Fushë Arrëzit.

Ndërsa kryetarja e LSI-së njëkohësisht kandidate, Saimira Laçi është shprehur se është dhunuar nga persona të rëndësishëm të PS-së.

E kontaktuar nga gazeta “Koha Jonë”, kryetarja e LSI në Pukë dhe kandidatja, Saimira Laçi tha se personat që e kanë dhunuar janë përfaqësues të Partisë Socialiste dhe të afërm të kandidatit të PS-së në Pukë.

 Ky është incidenti i radhës serioz të militantëve të PS-së ndaj zyrtarëve dhe aktivistëve të LSI-së. Në incidentet mëparshme janë sulmuar mbështetës të LSI-së dhe drejtues lokalë.

Ndërsa sot rasti është edhe më flagrant për shkak se janë dhunuar dhe kërcënuar me jetë dy gra. Ministria e brendshme dhe Policia e Shtetit duhet patjetër të dalin në konferencë shtypi ku përveçse duhet të ndalojnë dhunuesit, por edhe të bëjnë thirrje qytetarëve se kushdo guxon të fyejë, dhunojë apo cënojë të drejtat e tjetrit në fushatë do të ndëshkohet rëndë nga ligji.

Kjo duhet bërë  patjetër, pasi siç po shkojnë punët ka mundësi të kemi precipitim nga bandat ku nuk është supriza se do kemi edhe të plagosur apo edhe me keq. Heshtja e kryeministrit Rama dhe ambasadorëve u jep fuqi bandave të PS-së. Ambasadori amerikan Lu dhe mabsadorët e BE duhet të flasin fort, pasi e diela mund të jetë ditë e dhunshme dhe jo ditë votimi.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=lfv04aLze3Q&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

Kryetarja e LRI, Romina Kuçi, gjatë mjekimit në spital

LSI Shkodër: Rreth 20 Rilindas i bllokuan rrugën dy përfaqësueseve të LSI

Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër ka hedhur dritë mbi dhunën e ushtruar ndaj kryetares së LSI-së Sajmira Laçi dhe kryetares së LRI-së Romina Kuçi, të dyja drejtuese në Pukë. Sipas një deklarate për mediat të degës së LSI-së, dy përfaqësueset e LSI-së janë ndaluar nga rreth 20 mbështetës socialist dhe mbi to është ushtruar presion psikologjik. Në këto çaste Romina Kuçit i kanë rënë të fikët dhe e reja është përplasur me kokë, duke pësuar dëmtime që e kanë bërë të detyrueshme paraqitjen e saj në spital.

“Akt i turpshëm ! Dhunohen kryetarja e LSI Puke Sajmira Laçi dhe kryetarja e LRI Pukë Romina Kuçi. Ato kane qene duke u rikthyer nga Fushe – Arrezi per ne Puke kur rreth 20 mbeshtetes te partise socialiste i kane dale perpara duke ushtruar presion psikologjik dhe i kane kercenuar me jete. Per pasoje kryetarja e LRI, Romina Kuçi ka humbur ndjenjat ndersa ka pesuar deme ne koke. LSI e qarkut Shkoder, denon dhunen ndaj kryetares se LSI Puke, Sajmira Laci dhe kryetares se LRI Puke, Romina Kuci, te ushtruar nga njerez te strukturave te PS. LSI i ben thirrje strukturave te policise se shtetit, te garantoje rendin dhe sigurine per nje fushate me standarte zgjedhore. Asgje nuk e ndal vrullin e LSI per te dale force e pare politike.  Kercenimi ndaj drejtuesve te LSI ne Puke, per me teper qe jane dhunuar dy gra, eshte nje turp, por nuk e demotivon aspak punen e LSI, perkundrazi te gjithe strukturat jane te angazhuara maksimalisht ne komunikim me qytetaret per te dale force fituese te dielen e ardhshme”,- thuhet në reagimin e LSI-së Shkodër.

SHKARKO APP