Dibranët: Na pri Berishë drejt kryeministrisë! Nuk ke nevojë për firma se janë qindra mijëra pas teje

Ish-kryeministri Berisha nga Dibra lëshoi thirrjen se duhet të bashkohemi të gjithë demokratët dhe krejt populli i vuajtur kundra kryeministrit Rama. Berisha u prit nga qindra e qindra demokratë të cilët manifestuan hapur se janë proBerishës e kundra Lulzim Bashës.

Salla kërkonte rrëzimin e qeverisë Rama ndaj ish-kryeministri deklaroi me vendosmeri se ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me protesta të forta përballë kryeministrisë.

Ju siguroj, theksoi Berisha, se do ta rrëzojmë bashkërisht kryeministrin, sapo të mbarojmë Kuvendin Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tej Berisha sulmoi Lulzim Bashën si i pabesë dhe që po shkatërron PD-në. “Basha në vend të ngrinte popullin pas 25 prillit kundra Edi Ramës, u mor me karriken e tij-tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me sa duket Berisha po përgatitet për protesta në dhjetor të këtij viti.

Nga salla pati kërkesa të forta që Berisha të marrë drejtimin e PD. “Na pri Berishë drejt kryeministrisë se nuk ke nevojë për firma se janë qindra mijëra”- ishin thirrjet e sallës së tejmbushur.

Në fund Berisha shtoi se Edi Rama nuk do ta gëzojë pushtetin pasi do ti dalim përballë bashkërisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?