Digitalb kthen sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus

Tv Klan njoftoi sot se Digitalb ka hequr nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Ja njoftimi:

Dështojnë negociatat për rinovimin e kontratës

Prej ditës së sotme, kompania Digitalb ka hequr nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Kjo si rezultat i dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës së re mes dy kompanive.

Ndërkohe Klan njofton shikuesit e tij që e kanë ndjekur nepërmjet platformës Digitalb se prej ditës së sotme sinjali i Tv Klan dhe Klan Plus veç platformës pa pagesë digitale tokësore, është edhe në transmetim satelitor në platformën Tring si dhe në të gjithë kompanitë kabllore dhe IPTV në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë.

Por Digitalb kthen sinjalin këtë pasdite. Pas njoftimit të Tv Klan mësohet se pasditën e kësaj të mërkure Digitalb ka hapur sinjalin e Tv Klan.

Të mëdhenjtë e botës televizive gjejnë gjuhën e kompromisit, ndërkohë disa media dhe portale online fërkonin duart nga sherri mes tyre.

SHKARKO APP