Diplomati i BE: Disa vende ishin kundër Shqipërisë për vonesat në reforma dhe klimën politike

Erwan Fouéré, ish-diplomat i BE në Maqedoni dhe aktualisht ekspert i Ballkanit në Qendrën e Studimeve të Politikave Europiane CEPS, me qendër në Bruksel, thotë se disa vende të BE ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë për shkak të krizës politike dhe mungesës së reformave.

Në një analizë botuar në faqen e organizatës së njohur CEPS, Fouéré kritikon ashpër qëndrimin e Francës kundër procesit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Ai analizon argumentet e Presidentit të Francës, Emanuel Macron për Maqedoninë e Veriut dhe thotë se BE-ja duhet të mbante fjalën për të njohur arritjet e këtij vendit.

Në analizën e tij, eksperti i Ballkanit ndalet dhe ne rastin e Shqipërisë duke theksuar se një numër vendesh të BE, veç Francës, kundërshtuan negociatat për shkak të vonesave në reforma dhe klimës politike. Ndërkohë që shton se për Maqedoninë e Veriut edhe Bundestagu gjerman kishte miratuar një rezultate pa asnjë kusht.

Kishte ngurrim nga një numër i vogël i shteteve anëtare për çështjen e Shqipërisë, për shkak të vonesave në reforma dhe të një klimë politike të përkeqësuar në atë vend. Për Maqedoninë e Veriut, ndërkohë, edhe Bundestagu gjerman kishte kërkuar hapjen e negociatave të pranimit, një vendim i mbështetur edhe nga Parlamenti në Hollandë, një vend që fillimisht kishte shprehur pakënaqësi”,- shkruan Erwan Fouéré.

Linku i shkrimit në anglisht: MACRON’S “NON” TO EU ENLARGEMENT

SHKARKO APP