Dita e Çlirimit. Meta, Rama e Veliaj homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”

Presidenti i vendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra të kabinetit qeveritar etj, janë bërë bashkë sot në ceremoninë për nderimin e 29 Nëntorit, 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Liderët kanë zgjedhur që të mbajnë një orar të përbashkët për homazhet në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Ashtu siç e do edhe tradita, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i pari që ka vënë kurorë me lule dhe është përulur me nderim para monumentit ‘Nënë Shqipëri’. Më pas ai është ndjekur dhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bashkë me grupin parlamentar të kësaj partie, zgjodhi një tjetër orë nga ajo e krerëve të shtetit, për të marrë pjesë në homazhe. Pasi vendosi kurorë me lule në Varrezat e Dëshmorëve, Kryemadhi dha edhe një mesazh të qartë; nderimin dhe kujtimin e të gjithë djemve dhe vajzave që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.

“Do doja që në emër të LSI nëpërmjet këtij ceremoniali ku vendosim kurora çdo vit, të respektojmë dhe të nderojmë dëshmorët e LANÇ dhe të gjithë ata djem dhe vajza sakrifikuan jetën e tyre për ta renditur Shqipërinë si një vend fitues kundër luftës nazi-fashizmit. Nderimi për këta djem dhe vajza është më e pakta, pasi i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe si morën asgjë. LSI do të nderojë ata pafundësisht, pasi ka pasur me qindra e mijëra djem dhe vajza që i kanë dhënë Shqipërisë dhe si kanë marrë asgjë”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë lideri opozitar, Lulzim Basha dje u nis drejt Italisë, ndërsa nuk dihet nëse do të kthehet sot në Tiranë.

Në nder të kësaj dite do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, ndërsa epiqendra e festimeve padyshim ngelet Tirana. Kjo festë do të festohet ndryshe dhe nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi Forcat e Shtabit të Përgjithshëm ka organizuar një event prezantues nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës.

Kujtojmë se debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e kësaj feste, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë. Por, 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/267362000595771/?notif_id=1543482420487895&notif_t=live_video_explicit

SHKARKO APP