Ditën e aksidentit të helikopterit ministrisë,shefi ishte te “Shega Trans”!

Dali fakte të reja për rrezimin e helikopterit ushtarak ku vdiqën dy pilotë të ministrisë së mbrojtjes në liqenin e Shkodrës. Shtohet misteri për helikopterin Eurocopter,  EC 145 që u rrëzua në Shkodër ditën e 6 Prillit. Në të njëjtën ditë, pranë të njëjtës zonë, udhëtonte edhe Shefi i Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore, piloti me gradën e nënkolonelit Altin Lame.

Lame ishte pilot i një mjeti fluturues, në pronësi të Shega Trans, kompanisë private që e kishte punësuar Kolonelin në mënyrë të paligjshme. Një raport i Shërbimit Informativ të Ushtrisë njoftoi për këtë fakt, që u shoqërua me shkarkimin nga detyra të nënkolonelit Altin Lame.

Sipas legjislacionit në fuqi, pilotëve të Forcave të Armatosura nuk i lejohet dypunësimi dhe për këtë fakt është urdhëruar shkarkimi i tij nga detyra. e Shefi i Zyrës së Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore Altin Lame, me datën 6 prill kur u rrëzua helikopteri, sipas dokumentave figuronte në punë, ndërkohë ai ishte në udhëtim me helikopterin e kompanisë private. Në motivin e shkarkimit, thuhet se ditën e aksidentit Altin Lame, duhet të ishte në repartin e helikopterëve në Farkë, pasi ishte hallka e fundit që miraton lejet e fluturimit, kontrollin e përgatitjen e pilotëve dhe teknikëve të helikopterit “EC 145”.

“Kompania “Shega Trans” sha, pranoi se helikopteri i saj fluturoi pranë zonës së Liqenit të Shkodrës, ditën që ndodhi aksidenti. Në një njoftim për mediat u njoftua se u kryen 2 fluturime ajrore në veri te shqiperisë, konkretisht nga vendi i quajtur “Shtoj, Malesi e madhe per ne Curraj i Eperm , Tropoje

“Keto dy fluturime janë kryer per te permbushur amanetin e nje qytetari Shqiptar të vdekur jashte kufijve te shqiperise per ndertimin e varrit te tij ne vendin e lindjes Curraj i eperm, Tropoje”, sqaroi Shega Trans.

Pas shkarkimit nga detyra, Prokuroria e Shkodrës i ka dërguar fletë-thirrje pilotit Lame për të dhënë shpjegime për këto fakte. Bashkë me pilotin, mësohet se Prokuroria e Shkodrës ka thirrur edhe drejtorin e sigurisë ajrore dhe të licencave në Autorititin e Aviacionit Civil, Altin Vrapi. Drejtoria e tij ka për detyrë verfikimin e pilotëve dhe miratimin e licensave për kompanitë private. Hetimet do të zbardhin përse janë lejuar që pilotët e ushtrisë të pilotojnë heklikopterin e kompanisë “Shega AIR”. Është pikërisht zyra e drejtorit të sigurisë ajrore dhe të licencave në Autorititetin e Aviacionit Civilë që jep miratimin e këtyre fluturimeve.

Nga ana tjetër, për shkakun e rrëzimit ende nuk ka një përgjigjie nga kompania gjermane, që ka marr për ekzaminim kartat e memorieve të kamerës së sigurisë që ndodhej në kabinen e dy pilotëve që kanë humbur jetën. Ushtari Gerald Baramuça thotë se nuk mban mend asgjë nga momenti i rrëzimit të helikopterit, pavarësisht se është pyetur disa herë nga prokuroria.

 

Prania e 4 pilotëve të repartit të Farkës në të njëjtën zonë, njëri prej të cilëve në paligjshmëri të plotë, shton misterin e arsyeve se cili ishte qëllimi i fluturimit tragjik të EC 145. Përse duhej që ushtarakët të fluturonin pranë njëri tjetrit me një helicopter të Forcave të Armatosura dhe një privat? Dhe çfarë fsheh Gerald Baramuça, piloti që tregoi detaje të fluturimit në media, por më pas mbylli gojën për prokurorinë?

SHKARKO APP