Dje situatë lufte dhe krimi shtetror në Tiranë. Video e Said Dollapit tregoi fytyrën e rregjimit
Tirana është kthyer dje në mbrëmje në një shesh beteje mes policisë dhe protestuesve. Protesta e jashtëzakonshme për nga pjesëmarrja në mitingun para Kryeministrisë ka përfunduar me dhunë policore të egër dhe me gaz helmues ndaj qytetarëve. Tubimi nisi në orën 18:30 me mesazhe paqësore dhe me fjalime kundër qeverisë “Rama”. Incidentet sporadike mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë u shmangën me kujdes nga ana e drejtuesve të opozitës. Ishte vet kreu i PD-së, Lulzim Basha që në fjalimin e tij ju drejtua protestuesve që të mos konfrontoheshin me policinë duke ju drejtuar se punonjësit e rendit janë “vëllezërit dhe motrat tanë”. “Asnjë prej nesh këtu nuk ka ardhur të lëndojë e të prekë asnjë prej vëllezërve dhe motrave tona me uniformë. Qëllimi ynë këtu është të dërgojmë një mesazh të prerë dhe final kryehajdutit, kryebanditit në krye të qeverisë së paligjshme, Edi Ramës dhe skotës së tij të hajdutëve. Dhe mesazhi ynë për të është “Rama ik”,- deklaroi Lulzim Basha. Deklarata e Lulzim Bashës është jo vetëm thirrja e një politikani të përgjegjshëm, por edhe dëshmi se me gjithë njëmijë e një arsyet që kanë për të protestuar kundër qeverisë, dhuna nuk është mjeti me të cilën opozita kërkon të vijë në pushtet. Por qëndrimi i opozitës kundër dhunës dhe protesta gati artistike me droga dhe elementë spektakli mori si përgjigje një dhunë të egër policore. Në orën 21:00, kur protestuesit u nisën drejt selisë së Kuvendit, qytetarët protestues u sulmuan me gaz helmues dhe makina me ujë me presion. Si asnjë herë më parë policia hodhi gaz helmues jashtë çdo norme të lejuar me ligj. Qindra qytetarë u helmuan dhe janë shtruar në spitalet e Tiranës si pasojë e dëmeve që u ka shkaktuar gazi helmues. Pamjet e transmetuara nga media, tregonin gra dhe të moshuar të shtrirë në rrugën para parlamentit si pasojë e dëmeve që kishin pësuar nga gazi.
Ndërkohë helmi nuk dëmtoi vetëm protestuesit por edhe banorët që jetojnë në zonën afër Parlamentit. Por akti më i rëndë ishte dhunimi barbar i Sahit Dollapit, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike. Televizioni “Ora Neës” dhe neës 24 arritën të filmonin momentin më të rëndë kur drejtuesi i lartë i PD u sulmua nga shtatë policë të veshur me skafandra dhe u rrah në mënyrë shtazarake. Dollapi u sulmua pa pasur asnjë motiv nga policia dhe pa qenë në asnjë moment në shkelje ligjore. Pamjet televizive tregojnë pa asnjë mëdyshje se dhunimi i një zyrtari të PD u bë në mënyrë barbare pa asnjë arsye, duke dëshmuar tejkalimin e ligjit nga ana e forcave të rendit. Veç Sahit Dollapit policia u tregua agresive dhe me ish-deputeten Albana Vokshi dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike. Dhuna ndaj eksponentëve të lartë të PD-së hedh dyshime të forta mbi urdhrat që ka marrë policia. Dollapi dhe Albana Vokshin ishin ndër drejtuesit e opozitës që gjatë gjithë protestës kanë mbajtur protestuesit të mos ishin agresivë dhe kanë ruajtur policët në shërbim që të mos dëmtoheshin. Pikërisht për këtë arsye, dhuna e djeshme e policisë ishte jo vetëm pajustifikuar, por dhe arsyeja kryesore se përse protestuesit reaguan në mënyrë të ashpër në disa raste. Ministri Sandër Lleshaj njoftoi dje në mbrëmje se ishin 11 policë të plagosur, ndërkohë që nuk tha asnjë fjalë për qindra qytetarët në spitale me probleme serioze nga gazi helmues dhe as nuk e përmendi dhunën barbare ndaj Sahit Dollapit. Ndërkohë situata deri në orët e para të mëngjesit në Tiranë ka qenë në gjendje lufte. Policia e Shtetit, forcat speciale, Ndërhyrja e Shpejtë dhe gjithë strukturat e shtetit patrullonin në qendër të Tiranës me masa dhe të armatosura rëndë. Tirana i ngjan një shtet rrethimi dhe një lufte të pashpallur. Një luftë që mund të shmangej fare thjesht. Mjafton që Edi Rama, njeriu përgjegjës për gjithë çfarë po ndodh këto kohë në vend të jepte dorëheqjen dhe ti thërrasë arsyes.
Me vetëdije po e çon vendin në luftë vetëm për hir të karriges së tij.
Qamil Xhani