Do kemi ligj të ri për Bashkëpronësinë
Sot kanë vazhduar punimet në vazhdën e tryezave të diskutimeve dhe konsultimeve për projektligjin e ri të Bashkëpronësisë, përmes të cilit do të sigurohet një nivel të ri administrimi të hapësirave tona të përbashkëta dhe një bashkëjetesë komunitare të standardeve europiane.
Kjo ka sjellë një takim-debat ku ishte Arbjan Mazniku, ministri i Pushtetit Vendor përgjegjës për këtë fushë.
Ky ligj që pritet të miratohet rregullon njëherë e mirë krejt aktivitetin në Bashkëpronësisë e jo si deri tani ku komuniteti në pallat nuk i përgjigjej administratorit apo ku sejcili vepronte për hesap të tij.