Mesazhi prekës i Braçes për Kadelin: “Do të gjej, nuk shpëton dot nga unë”

Deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli është ndarë nga jeta tre ditë më parë pas një sëmundje të rëndë e sot përcillet për në banesën e fundit, por ikja e tij, përveç familjes ka dëshpëruar edhe kolegë e njerëz të tjerë që e kanë njohur.

Deputeti socialist Erion Braçe është një prej tyre, por pavarësisht realitetit ai nuk e pranon humbjen e tij, e mesazhi i publikuar në “Facebook” shkon përtej vdekjes.

“Gjovalin i dashur!
Të prehesh në paqe e të qoftë i lehtë dheu në gjoks!
Prej ditës kur u ndale nuk kam fjale të të them!
Nuk di, isha mësuar të të telefonoja për çdo gjë dhe ti ishe gjithnjë aty, pa pyetur për kënd, parti e grup.
Këtu do mbetem!
Nuk dua te të shoh në atë arkë morti, as në atë banesë balte.
Mirësia nuk mund të mbyllet aty!
Por do të gjej, harroje nuk shpëton dot nga unë, as në telefon, as në komision, as në Kuvend, as në lagje e as mes miqsh të përbashkët, te kujtimet e secilit!”, shkruan Braçe.

Brace insta

SHKARKO APP