Dom Gjergj Meta: Deputetë, ambasadori Lu ju ka kthyer në palaço cirku!
Fakti që reforma në drejtësi po mundësohet vetëm nga presioni i ndërkombëtarët dhe deputetët shqiptarë nuk kanë rënë dakord për kalimin e saj me konsensus ka shkaktuar jo pak reagime. Kleriku i njohur katolik Dom Gjergj Meta, shprehet se deputetët nuk e meritojnë të jenë në ato karrige, përsa kohë që një reformë e tillë po kalon vetëm më urdhrat e ndërkombëtarëve.
Në një koment në Facebook, Gjegj Meta komenton lajmin se drafti i reformës dhe ndryshimet kushtetuese mbajnë që mbajnë vulën e SHBA-së është vendosur në tavolinat e deputetëve të Kuvendit. Ai thotë se nëse kjo është e vërtetë, parlamenti shqiptar duhet të shkrihet, ndërsa i cilëson deputetët si palaço cirku.
Ai ka dhe një mesazh për miqtë e tij deputet, duke u thënë se “nuk meritojnë të jenë në karriget e Kuvendit”.
“Nëse ky lajm është i vërtetë atëherë të shkrihet menjëherë parlamenti shqiptar. Jemi në kufijtë, madje përtej kufijve të absurdit. Nuk kanë pse rrinë më në ato karrige deputetët e Shqipërisë. Ky gjest i bën ata deputetë palaço cirku. Ky vend nuk ju meriton asnjërin përfshi miqtë dhe miket e mia deputete. Ju nuk e meritoni atë karrige… E keni çu veten në atë pikë? E pabesueshme….”, shkruan nw Facebook Dom Gjergj Meta.