Dom Gjergj Meta: “Të lutemi për Papa Franceskun”. Vatikani: Eshtë në gjëndje kritike për jetën. Ka trombocitopeni, e lidhur me aneminë

Zyra e Shtypit e Vatikanit në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut sqaron zyrtarisht: “Gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike, ndaj, siç u shpjegua dje, Papa nuk është jashtë rrezikut. Paraditen e sotme Papa Françesku paraqiti një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike, e cila kërkoi edhe aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë”.

Nga analizat e sotme të gjakut rezultoi edhe një trombocitopeni, e lidhur me aneminë, e cila kërkoi dhënien e transfuzionit të gjakut. Ati i Shenjtë vazhdon të jetë vigjilent dhe e kaloi ditën në kolltuk, edhe pse vuante më shumë se dje. Për momentin prognoza mbetet e rezervuar”.

Ndërkohë dom Gjergj Meta shkruan: “Të dashur miq,

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditën e sotshme Papa Françesku ka pasur një krizë në frymëmarrje dhe probleme me gjakun për shkak të të cilit është ndërhyrë me ndërrim gjaku. Situata nuk është e lehtë dhe mjekët nuk mund të parashikojnë si mund të jetë ecuria e sëmundjes. Edhe në buletinin mjekësor të ditës së djeshme mjekët kanë pohuar se rreziku ende nuk ka kaluar. Ftohja në dy krahët e Papës e ka ndërlikuar gjendjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj ju ftoj të lutemi për Papa Françeskun në të gjitha meshët tona me njet të veçantë.

Zoti i jetës i qëndroftë pranë Papës dhe Nana e Këshillit të mirë e mbrojtë!

Dom Gjergji

 

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?