Lu: Politikanët shqiptarë arrogantë. Besojnë se vetëm ata janë të zgjuar
Ka ardhur koha që piolitikanët të fillojnë ta dëgjojnë popullin e tyre tha ambasadori amerikan Donald Lu duke vënë theksin tek reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.
Ambasadori nuk la pa thumbuar as politikanët shqiptarë duke i quajtur arrogantë.
Donald Lu: Kam pasur një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë në të vërtetë debatin për reformën në dretësi. Sinqerisht kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë të zgjuar mjaftueshëm për të kuptuar se cfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare.
Nga e di unë se shqiptarët e kuptojnë reformën dhe problemin e korrupsionit? Për shkak të studimeve serioze të Shoqërisë Civile.
Ai është kryer në mënyrë profesionale.
Raporti tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit me një rënie prej 13% të njerëzve që thonë se kanë pasur një përvojë vetjake dhe të drejtëpërdrejtë me korrupsionin. Studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike , prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim. Ai tregon se populli shqiptar e kupton me të vërtetë se cfarë po ndodh me korrupsionin në Shqipëri. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë.
Deklarata u bë gjatë prezantimit të sondazhit për korrupsionin të organizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi sot në hotel Sheraton